Flash

Erling Haaland, ‘klauzola pro-Real Madrid’ ekziston: 200 milionë vetëm për jashtë Anglisë

Lapsi.al 11 October 2022
Erling Haaland, ‘klauzola pro-Real Madrid’ ekziston: 200

Çështja e 'klauzolës pro-Real Madrid' të Erling Haaland vazhdon të bëjë zhurmë në Angli. Pak ditë më parë Fernando Sanz, ish-mbrojtësi i Blancos, kishte hedhur 'bombën' mbi të ardhmen e sulmuesit norvegjez të Manchester City. "Haaland ka një klauzolë largimi në 2024 për të shkuar te Real Madrid", theksonte Sanz. Një detaj që Pep Guardiola e kishte mohuar më vonë në konferencën për shtyp: "Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është gjithçka që mund të them". Vetëm se tani shtypi britanik zbulon të tjera detaje. Sipas The Athletic, klauzola me vlerë 200 milionë euro ekziston dhe do të futet në fuqi dy vjet pas ardhjes së Erling në Manchester, në verën e vitit 2024.

Një klauzolë që nuk është saktësisht 'pro-Real Madrid', por që do të zbatohej vetëm jashtë vendit. Për këtë arsye, ajo do të pengonte klubet rivale të Premier League që ta përdorin gjatë qëndrimit të Haaland te City.

FAKTI

Megjithatë, përveç klubeve angleze, nuk ka shumë skuadra në botë që mund të përballojnë norvegjezin. Këtu bëhet edhe lidhja me klubin e Florentino Perez, i djegur nga mosblerja e Mbappe. Presidenti i Real evidentohet si blerësi i mundshëm i lojtarit prej 20 gola në 13 ndeshje këtë sezon. Në lojë mund të futet edhe PSG, vetëm në rast lamtumire të Messi dhe Neymar në 2024.

Haaland po thyen të gjitha rekordet në fushë. Ai ka shënuar tre trigolësha në 8 ndeshje të Premier League dhe është bërë më i riu që ka arritur 25 gola në Champions League. Në rast të lamtumirës me City ai do të thyejë një tjetër rekord. Për t'ia rrëmbyer Citizens, nevojiten 200 milionë për klauzolën dhe më pas bonuse dhe komisione të tjera. Ndoshta edhe më të lartë se ato që City pagoi këtë verë (rreth 40 milionë). Përveç, sigurisht, pagës së Erling Haaland, që ndoshta do të jetë edhe më e lartë se 375 mijë paund në javë, që fiton aktualisht në Angli...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI