Flash

Gjykata i refuzon Arbër Çekajt daljen nga izolimi "41 bis"

Lapsi.al 11 October 2022
Gjykata i refuzon Arbër Çekajt daljen nga izolimi "41 bis"

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Arbër Çekajt për të dalë nga regjimi ‘41 Bis’. Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kok ainë të kapur në Portin e Durrësit, do të vijojë të mbetet në izolim, ndonëse me anë të një kërkese më 23 maj kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u vendosur në regjim, por kjo kërkesë nuk u pranua në seancën e zhvilluar ditën e sotme në gjykatë.

GJKKO e ka cilësuar Çekajn si një person që paraqet rrezikshmëri. Prandaj e ka kaluar në regjimin 41 'Bis' për të paktën 1 vit. Çekaj u izolua në 23 nëntor të 2021 me kërkesë të SPAK e të miratuar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Kush është Arbër Çekaj?

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn. Ai është ronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arbër Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap droga në dyshemenë e konteinerit me banane. Në muajin gusht, ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313. Por kjo tentativë e tij rezultoi e dështuar.

Çfarë është regjimi i posaçëm '41-bis'

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej janarit 2019. Por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë. Gjithashtu pa takime, pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Të këshilluara

Rama në Turqi, takim me Erdogan

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi, ku do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Takimi do të zhvillohet në orën 14.30 në kompleksin p...

15:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI