Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Imazhet/ Si po i degjeneron Veliaj TV-të që komandon

Lapsi.al 11 October 2022
Imazhet/ Si po i degjeneron Veliaj TV-të që komandon

Ekzistenca e Erion Veliajt po kthehet në një njollë turpi për ekranet tona. Edhe në tualet të shkojë kryebashkiaku ato e kanë për detyrim ta shndërrojnë në eveniment kombëtar. Kështu ka ndodhur edhe këtë të martë në mesditë kur Veliaj shkoi të bëjë një vizitë rutinë tek dy konvikte të rinovuara të studentëve të mjeksisë. Normalisht kjo do te qe një nga ato punët rutinë, që përbëjnë punën e rëndomte të një administratori të qytetit. Një nga të cilat ai nuk do kishte nevojë të merrte as aparat fotografika e jo më kamera pas vetes. Por jo!

Jo vetëm që Lali Erin e ndjek nga pas një trupë xhirimi, jo vetëm ai ka vënë në punë paisjen dhe antenat e ransmetimit të drejtëpërdrejtë të sinjalit, por tevevizionet news ndërpresin menjëherë transmetimin për të hyrë live me sinjalin e bashkisë sikur ka ndodhur ndonjë ngjarje e përmasave globale.

Pak ditë më parë Lapsi.al denoncoi një lajm të porositur që u transmetua me të njëjtin titull, me të njëjtën foto dhe me të njëjtin tekst, në plot media njëherësh. Ai bënte fjalë për një kandidat të mundshëm kundër Veliajt në garën për kryeqytetin (linku poshtë).

Mediat/ Pse e shqetëson bashkinë mjeku Ilir Alimehmeti

Ndërsa sot Lapsi.al arriti të fotografojë tre ekrane që menjëherë ndërprenë emisionet e tyre për të pasqyruar "scoop-in" e madh inspektimin e konvikteve nga kryebashkiaku.

Kronika / Veliaj personazhi i turpit të TV-ve tona

Kjo jo vetëm është një dëshmi skandaloze që të bën të reflektosh se si falë një marëdhënieje okulte, Veliaj i ka kthyer TV në servise të veta, por edhe mënyrën e pamëshirshme me të cilën ai i përdor duke i bërë të neveritshme për publikun. Se përse ndodh një gjë e tillë nuk ka nevojë për tepër sqarime.  Jo më kot Shqipëria humbi këtë vit 20 vende në klasifikimin e lirisë së shtypit të "Reporterët pa kufij". Një nga motivet gjendej në arsyetimin: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri janë në pronësi të një grushti kompanish që kanë lidhje me politikanë dhe në të njëjtën kohë operojnë në sektorë që kanë nevojë për rregullim nga shteti, si ndërtimi”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI