Flash

Nis protesta në Elbasan pas thirrjes së PD-së, fiken automjetet në shenjë rebelimi

Lapsi.al 11 October 2022
Nis protesta në Elbasan pas thirrjes së PD-së, fiken automjetet

Pas thirrjes së Partisë Demokratike qytetarët kanë protestuar në Elbasan. Në orën 11:00, ata janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit. Në shenjë rebelimi ndaj qeverisë, qytetarët kanë fikur makinat dhe i kanë rreshtuar në shesh. Protesta nisi në orën 11:00 dhe do të mbahet për 60 minuta. Njoftimi për protestën u bë nga selia blu e Partisë Demokratike. Njoftimi shtonte gjithashtu se ky 11 tetor do të shënojë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë.

Protesta e sotme ka moton 'boll heshtëm' dhe kërkesa kryesore është ulja e çmimit të naftës që ka kapur çmimin rekord, 245 lekë për litër.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI