Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

"Ndalohen ngjyrat e Inter në zonat e Camp Nou për vendasit": Barça izolon ngjyrat zikaltër vetëm në një sektor

Lapsi.al 11 October 2022
"Ndalohen ngjyrat e Inter në zonat e Camp Nou për vendasit":

Je tifoz i Interit? E ke fanellën zikaltër? Shallin? Kapelen? Epo, kushdo nga interistët që ka siguruar biletën për ndeshjen me Barcelonën, duhet të kujdeset të jetë në sektorin pritës të Camp Nou. Përndryshe nuk do të mund të veshë ngjyrat e besimit të tyre, nëse dëshiron të futet në stadium. E çuditshme, por është kështu, ndryshe nga ajo që ndodhi normalisht javën e kaluar, kur tifozët katalanas mundën të mbanin ngjyrat Blaugrana në çdo sektor ku ishin. Tifozët e Interit nuk do të mund të bëjnë të njëjtën gjë të mërkurën në mbrëmje.

Barcelona në fakt ka komunikuar përmes një shënimi zyrtar se “hyrja në Camp Nou zonat e tifozëve vendas nuk do t'u lejohet atyre që veshin ngjyrat e Interit”. Një detaj që nxjerr në pah klimën e zjarrtë që i pret zikaltërit në sfidën që vendos shumë për kualifikimin në 1/8 e Champions League. E ndezur në fushë, po ashtu edhe në tribuna. Fjalët e Xavi pas humbjes së javës së kaluar u pasuan nga akuzat e rënda të presidentit Laporta. Në shënjestër ishte arbitrimi. Në fund, thirrjet armiqësore të tifozëve Blaugrana, duket se e kanë shndërruar ndeshjen e nesërme në një betejë të vërtetë.

Interi shkon aty me vetëdijen se duhet thjesht të luajë shanset e tij sa më mirë që mundet. Por ishte e pashmangshme që kjo atmosferë gati intimiduese të mos i pëlqente klubit. Nga ana tjetër, hera e fundit që ata përdorën tone dhe sjellje të tilla në Barcelonë nuk përfundoi mirë për Blaugranat. Ishin kohët e remuntadës së dështuar...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI