Flash

Nicki Minaj sulmon Youtube pas kufizimit të videos

Lapsi.al 11 October 2022
Nicki Minaj sulmon Youtube pas kufizimit të videos

Nicki Minaj sulmoi YouTube  pasi platforma e videove lëshoi ​​një kufizim moshe në videon e saj muzikore "Likkle Miss Remix" me Skeng.

“Imagjinoni këtë. Ata e kufizuan videon time, por kanë gjëra më të këqinja në platformën e tyre”, shkroi reperja në Instagram. "Kjo është ajo që ata bëjnë që të mos fitoni ndërsa bëni reklama për njerëz të tjerë".

Sipas njoftimit, përmbajtja e saj "mund të mos jetë e përshtatshme për shikuesit nën moshën 18 vjeç". Videoja nuk do të jetë e e dukshme për njerëzit që nuk janë të regjistruar në platformë, janë nën 18 vjeç.

“Kjo është bërë për të na penguar të kemi shumë shikime në 24 orët e para. Njerëzit në labelin tim lejojnë që personat të përdorin videot e mia gjatë gjithë kohës për të promovuar budallalliqe. Ama, ne nuk mund të bëjmë promo për videot e mia.”

Në gusht, Nicki Minaj publikoi një përmbledhje me 28 këngë me hitet më të mira të titulluar "Queen Radio: Volume 1", e cila përfshinte remiksin e saj të "Likkle Miss" të Skeng. Videoklipi i Minaj dhe Skeng u shfaq premierë në YouTube të dielën. Pavarësisht kufizimit të moshës, videoklipi fitoi afërsisht 800,000 shikime ditën e parë./Lapsi.al

Të këshilluara

Eva Mendes mohon largimin nga aktrimi

Eva Mendes ka folur në lidhje me vendimet e saj në karrierë. “Nuk do e lë kurrë aktrimin”, shkroi ajo në një postim në Instagram të premten. "Doja të isha në...

13:39

Personazhet e famshëm, kundra Kanye West

John Legend, Jamie Lee Curtis dhe shumë personazhe po flasin për postimet e Kanye West në mediat sociale. Në një postim të fshirë në Twitter, reperi " shkroi...

10:48

Shakira, këngë dedikuar Gerard Pique

Shakira ka zbuluar së fundmi se do të publikojë këngën e saj të re,"Monotonía". “Nuk ishte faji yt”, ka shkruar artistja në postimin e parë në Instagram, i n...

09:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI