Flash

Nisin negociatat brenda PD, Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar

Lapsi.al 11 October 2022
Nisin negociatat brenda PD, Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka zbuluar detaje nga negociatat brenda PD. Bisedimet nisën pas ftesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale. Teksa komentonte “negociatat” mes grupit të Alibeajt dhe të Berishës, Çupi deklaroi se Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë diskutuar lidhur me këtë çështje. Por deputetja e PD-së nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me bisedimet.

Në një intervistë për Ora News, ajo u shpreh se Paloka ndodhet jashtë vendit dhe në momentin që do të kthehet, do të ulet për të komunikuar me Bardhin për të finalizuar atë që duan demokratët, të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

“Iu përgjigjëm ftesës së Berishës për një kandidat të vetëm në zgjedhje. Nuk mund të bëhen diskutime me gjithë grupin, por do të kemi një përfaqësues. Në mënyrë unanime është mandatuar Gazment Bardhi.

Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm” – tha Çupi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI