Flash

Zbardhet pas 7 vitesh zhdukja e Mariglen Gjonajt në Lezhë, arrestohet Kristjan Cenaj

Lapsi.al 11 October 2022
Zbardhet pas 7 vitesh zhdukja e Mariglen Gjonajt në Lezhë, arrestohet

Policia e Shtetit ka arritur të provojë se 16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në vitin 2015, është vrarë. Kristian Cenaj, 30-vjeç është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së adoleshentit 7 vite më parë. 30-vjeçari më 18 maj të vitit 2015, dyshohet se ka vrarë Mariglen Gjonajn, për ta vjedhur. Ai ka marrë një orë dore 'Rolex' si dhe varësen e floririt, që i mituri kishte me vete ditën kur është zhdukur.

Në një konferencën për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati thotë se autori i dyshuar e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Megjithatë Bushati shton se policia dhe prokuroria kanë prova të cilat dëshmojnë fajësinë e tij.

Lexo më shumë: Eshtrat e gjetura në Kurbin dyshohet se mund të jenë të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, të zhdukur që nga 2015

Mariglen Gjonaj u zhduk në rrethana misterioze, 7 vite më parë. Xhaxhai i tij bëri kallëzim në prokurori duke thënë se kishte humbur çdo kontakt me nipin e tij. Pas gjetjes së eshtrave të Gjonajt në prill të këtij viti në afërsi të Hidrovorit, prokuroria e Lezhës rifilloi hetimet. Më pas është bërë i mundur identifikimi i autorit, Kristian Cenaj, lindur në Mamurras.  Policia ka bërë të mundur ndalimin e 30-vjeçarit për veprën penale "Vjedhja me pasojë vdekjen”.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI