Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Mediat britanike sulmojnë presidentin e Juventus Agnelli: “Do të shkatërrojë futbollin europian se nuk është i aftë”

Lapsi.al 12 October 2022
Mediat britanike sulmojnë presidentin e Juventus Agnelli: “Do të

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus presin vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjen e Super League. Por ndërkohë, klubet duan të përpiqen të rinisin projektin. Ndërsa triada po mendon se çfarë duhet të bëjë, një sulm i ashpër ndaj Andrea Agnelli ka ardhur nga Anglia.

Ideja e Super League u lançua në prill 2021 dhe u anulua vetëm disa orë pas fillimit të saj. Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tre klubet rebele që nuk heqin dorë nga projekti, janë të gjithë në pritje të gjykimit. Por ndërkohë duan të përpiqen të rinisin kompeticionin. Fundjavën e kaluar, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, pohoi dëshirën e tij për të parë fillimin e Super League. Nga ana tjetër, ka reaguar edhe presidenti i Juventus, Andrea Agnelli. Ai ka folur për qëndrueshmërinë financiare të klubit dhe dominimin financiar të Premier League në një letër të hapur drejtuar aksionerëve të Juventus. Numri 1 i klubit këmbëngul se Super League do të ndihmojë në tejkalimin e këtyre problemeve.

SULMI BRITANIK

Një lajm që ka marrë kritika të ashpra nga Anglia. Daily Mail nuk ka heshtur dhe ka sulmuar presidentin e Juventus. Sipas tabloidit të famshëm britanik, Agnelli duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje menaxhimit të klubit të tij: “Agnelli duhet të heqë dorë nga Super League dhe të fokusohet në administratën e tij. Presidenti i Juventusit u shkroi aksionerëve duke u përpjekur të justifikonte një humbje prej 223.4 milionë paund sezonin e kaluar. Ai u tha se "Ka një polarizim mes kampionateve evropiane dhe Premier League, që është i paarritshëm".

Në fund, thumbi: “Rrjedhimisht, klubet kontinentale kanë nevojë për hyrjen në Champions si mundësi e vetme për të kufizuar humbjen e terrenit ndaj klubeve angleze. Megjithatë, klubet kontinentale e kanë këtë akses. Ndoshta jo Juventusi sezonin e ardhshëm sepse, nën drejtimin brilant të Agnelli, ata janë në vendin e tetë me vetëm tre fitore në nëntë ndeshje”. Por kjo nuk është e gjitha, tabloidi e mbyll duke vënë në dukje se presidenti i Juventusit nuk është mjaftueshëm i zoti: “Kjo është arsyeja pse ai dëshiron të hedhë në erë futbollin europian: sepse nuk është mjaftueshëm i aftë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI