Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

"Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë": goli kualifikim i kushton 20 qepje në ballë Rudiger

Lapsi.al 12 October 2022
"Ajo që nuk të vret, të bën më të

Një gol i Antonio Rudiger në minutën e 95-të i lejoi Real Madrid të barazojë kundër Shakhtarit. Një pikë që, në fakt, vlen kualifikimin për në 1/8 e Ligës së Kampionëve me dy ndeshje ende për tu luajtur. Në shtesën e ndeshjes, mbrojtësi gjerman kërceu mbi të gjithë dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Rudiger megjithatë nuk evitoi dot përplasjen e dhunshëm me portierin Trubin, që i ka kushtuar 20 qepje në ballë. "Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Jam mirë. Faleminderit për mesazhet", ka shkruar ish-mbrojtësi i Chelsea në rrjetet e tij sociale.

Lexo më tej: Video/ Chelsea e arbitri ‘groposin’ Milan në Champions: Real Madrid eviton turpërimin, PSG e Benfica ndajnë pikët

Pasi shënoi golin e barazimit në minutën e pestë shtesë, Rugiger u shtri përtokë i gjakosur. Trubin në dalje e goditi me grusht kokën e mbrojtësit gjerman, duke i shkaktuar një carje të fortë në ballë. Lojtari nuk mundi të vazhdonte më lojën, edhe pse nuk kishte më edhe kohë. Ai u shoqërua jashtë fushës nga stafi mjekësor, ndërsa për të ndaluar hemoragjinë janë dashur 20 qepje në ballë. Kosto e pranueshme për një gol kualifikues...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI