Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Juventus shembet edhe në Bursë: nga qershori ka humbur më shumë se 33%

Lapsi.al 12 October 2022
Juventus shembet edhe në Bursë: nga qershori ka humbur më

Jo vetëm në fushë, Juventusi është rrëzuar edhe në bursë. Që nga 2 qershori, kur kishte arritur kulmin e fundit prej 0.40 € për aksion, aksionet e kompanisë Juventus kanë humbur më shumë se 33%. Kështu, kapitalizimi i Bursës ka zbritur në 680.9 milionë euro. Në Piazza Affari është një ditë e keqe pas disfatës ndaj Maccabi Haifa, që vuri në rrezik të madh kualifikimin në turin e dytë të Champions League.

Lexo më tej: Video/ Maccabi fundos Juventus, eliminimi pothuaj i sigurtë: City ‘ngec’ në Kopenhagen

Te Juventus llogaritë nuk dalin si brenda ashtu dhe jashtë fushës. Nga njëra anë skuadra e Allegrit është në qendër të ciklonit për shkak të mungesës së rezultateve. Nga ana tjetër kjo krizë ka prekur edhe llogaritë në Bursë. Titulli i Juventusit është nën presion në Piazza Affari dhe nuk duket se arrin të gjejë rrugëdalje. Një trend vërtet negativ që, në fakt, filloi qershorin e kaluar, pasi përfundoi sezoni i kaluar. Dalja gjithnjë e më e mundshme nga Champions League do të ketë një ndikim të madh negativ në llogaritë dhe investitorët kohët e fundit preferojnë të qëndrojnë larg aksioneve bardhezi.

Aksionet e klubit të Juventusit në Piazza Affari në orën 11:00 shënuan një humbje prej 3.7% në 0.2688 euro për aksion. Në orët e para të kontraktimit u shkëmbyen 5.5 milionë pjesë. E gjitha në një mesatare ditore të tre muajve të fundit të barabartë me 5 milionë. Gjithçka në një kontekst të humbjes së vazhdueshme për titullin e Juventusit, të nisur qershorin e kaluar

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI