Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Di Maria, dëmtimi i tretë në dy muaj: argjentinasi rrezikon 40 ditë ndalesë e vajtjen në Katar

Lapsi.al 12 October 2022
Di Maria, dëmtimi i tretë në dy muaj: argjentinasi rrezikon 40

Nëse Champions League e Juventus është një hap larg fundit, ajo e Angel Di Maria me shumë siguri tashmë ka përfunduar. Me përjashtim të një suksesi të bujshëm të bardhezinjve në dy ndeshjet e fundit në grupe, Zonja do të eliminohet para kohe. E argjentinasi në këtë mënyrë mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në kompeticionin më të lartë evropian në Haifa. Kjo sepse, siç duket, në fund të sezonit, ai do të kthehet në vendlindje.

Di Maria është detyruar të ndalet për të tretën herë në dy muaj, që kur ka mbërritur në Torino. Argjentinasi ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor kundër Maccabit. E këtë herë duket të jetë edhe më serioz. Di Maria ndjeu një dhimbje në përkulësin e kofshës së djathtë gjatë një sprinti. E tani rrezikon një ndalesë për dyzet ditë. Kjo gjë mund të rrezikojë edhe praninë e tij në Kupën e Botës në Katar.

Lexo më tej: Video/ Maccabi fundos Juventus, eliminimi pothuaj i sigurtë: City ‘ngec’ në Kopenhagen

Dita e nesërme e enjte do të jetë vendimtare për të kuptuar shkallën e dëmtimit. "Fideo" do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme pasi të kthehet në Continassa. Por frika se Allegri do ta ketë përsëri të gatshëm lojtarin vetëm në janar, është plot baza.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI