Flash

E BUJSHME/ Grupi i PPE refuzon darkën e Ramës pas fjalës në KiE

Lapsi.al 12 October 2022
E BUJSHME/ Grupi i PPE refuzon darkën e Ramës pas fjalës në

Arroganca e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës shkakton reagim të fortë në politikën europiane. Sjellja e kryeministrit shqiptar ka bërë që të reagojë grupi i Partive Popullore Europiane dhe Kristiandemokrate (PPE/DC). Në një deklaratë të kreut të këtij grupi Aleksandër Pociej thuhet me keqardhje se nuk e kanë pranuar ftesën e Ramës për një darkë pune.

“Me keqardhjen time të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në Kuvend të Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Komiteti Presidencial ka marrë vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune” – thuhet në njoftimin e publikuar nga kreu i grupit të PPE.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Europës, Rama u përplas jo vetëm me disa nga anëtarët, por edhe me drejtuesin e seancës. Deputetët europianë shprehën pakënaqësi që Rama mbajti një fjalim mjaft të gjatë (gati 1 orë) duke mos u lënë mundësi atyre të bënin komente dhe pyetje. Sipas tyre, kjo ishte hera e parë që ndodhte.

Vërejtjet e drejtuesit të seancës për të folur shkurt, Rama i krahasoi me parlamentin shqiptar. PPE është një nga grupimet më të mëdha politike në Europë. Aty bëjnë pjesë parti të spektrit të djathtë që në shumë vende të BE janë në pushtet. ©LAPSI.al  

LEXO EDHE: Rama fjalim fshikullues në Këshillin e Europës për shpifjet e “shtëpisë së verdhë”

Një fjalim për të kthyer Thaçin në skenë

Të këshilluara

Plagosja me armë në Vlorë, zbardhen detaje

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llakatund, Vlorë. Mësohet se me plagë plumbi në këmbë në spitalin e Vlorës ka mbërritur...

21:30

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës. Mësohet se i plagosuri është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën....

19:48

Bordi njofton çmimin e ri të naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja të karburanteve që do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme. Kështu nga ora 18:00 e pasdite...

17:20

7 të arrestuar në Tiranë

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre akuzohen për mashkrim. “Shtetasi E. H., 36...

18:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI