Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Analiza e Superiores evidenton Partizanin si skuadra më imponuese: Egnatia ekipi që godet më shumë në zonë

Lapsi.al 12 October 2022
Analiza e Superiores evidenton Partizanin si skuadra më imponuese: Egnatia

Një ndeshje mund të fitohet edhe me një goditje në portë. Por probabiliteti thotë se sa më shumë tentativa aq më e madhe mundësia për të shënuar. E rrjedhimisht edhe për të fituar. Në këto javë të para të Superiores po dallohen shumë skuadrat që arrijnë të mbajnë topin më shumë në zonën kundërshtare. Këtë e reflekton Tirana, por edhe Egnatia. E njëjta gjë vlen edhe për ato që përpiqen të gjejnë golin me tentativa nga distanca. Kalimi i topit në zonën kundërshtare do të thotë gjithashtu krijimi i situatave më të rrezikshme për kundërshtarët. Edhe nëse nuk ka goditje drejt portës, është gjithnjë mundësia e ekspozimit ndaj penalltive ose situatave të favorshme.

Dy skuadrat kryeqytetase Partizani e Tirana janë ato që prekin më shumë topa në zonën kundërshtare gjatë një ndeshjeje. Të dhëna të shkëlqyera prodhojnë edhe Egnatia dhe Bylis. Kjo renditje mund të gjenerojë edhe analiza të tjera të tjera.

Renditja për numrin e topave të prekur në zonën kundërshtare dhe goditjet drejt portës kundërshtare janë shumë të ngjashme. Katër skuadrat e para janë të konfirmuara në krye të këtij klasifikimi specifik. Këto të dhëna, nga ana tjetër, ndryshojnë në llojin e goditjeve që prodhojnë skuadrat.

Tirana është skuadra që e dërgon topin më shpesh në zonën kundërshtare. Por bardheblutë janë edhe ata që zgjedhin të godasin më shumë herë nga jashtë zonës sipas përqindjes. Kombinimi i këtyre renditjeve shpjegon se sa janë në gjendje skuadrat të konkretizojnë me goditje në portë aksionet e lojës që arrijnë deri në zonën kundërshtare.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI