Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Milan i tërbuar me arbitrin, Mount e pranon: "Pak i habitur nga penalltia, kartoni i kuq i Tomori nuk ishte"

Lapsi.al 12 October 2022
Milan i tërbuar me arbitrin, Mount e pranon: "Pak i habitur nga

Mason Mount, në kanalet zyrtare të Chelsea ka komentuar episodin e diskutueshëm të penalltisë dhe përjashtimit të Tomori. Një episod që në fakt vendosi ndeshjen në San Siro me Milan, për Champions League. “Natyrisht që është shoku im, e njoh Fik prej kohësh dhe më erdhi keq për të. Nuk mendoj se ishte karton i kuq. A ishte penallti? Ndoshta po - rrëfeu sulmuesi anglez -. Unë jam një lojtar i ndershëm. Doja të provoja të shënoja dhe ai më tërhoqi pak, por më vjen keq për atë vendim. Është e vështirë. E ndjeva se po përpiqej të më tërhiqte, por po shkoja drejt portës, kështu që nuk do të rrëzohesha dhe ndjeja se mund të kisha akoma mundësi për të shënuar. Kështu që vazhdova përpara, nuk shënova dhe pastaj sigurisht që gjyqtari fishkëlleu e dha penallti. Mbeta pak i befasuar në atë moment sepse e kalova dhe u përpoqa të shënoja. Ishte e vështirë ta shihja atë të përjashtuar", tha Mount.

Lexo më tej: Video/ Chelsea e arbitri ‘groposin’ Milan në Champions: Real Madrid eviton turpërimin, PSG e Benfica ndajnë pikët

Vendimi i gjyqtarit Siebert prishi një mbrëmje të bukur futbolli dhe la një shije të keqe në gojën e Stefano Pioli dhe të gjithë kuqezinjve. Deklaratat e Mount pas ndeshjes vetëm konfirmojnë dyshimet për vendimin e arbitrit gjerman të ndeshjes. “Gjithmonë dëshiron të luash 11 me 11 kur janë këto lloj ndeshjesh. Kështu që ndoshta e ka prishur pak ndeshjen”, shtoi sulmuesi i Chelsea, Mount. “Ishte e rëndësishme për ne dhe sigurisht ne donim ta fitonim ndeshjen, gjë që ia dolëm. Por më vjen shumë keq për Tomori”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI