Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Radiografia e BE/ Pikat kryesore të progres raportit

Lapsi.al 12 October 2022
Radiografia e BE/ Pikat kryesore të progres raportit

Përpjekja e qeverisë për një amnisti fiskale dhe penale, tentativa e saj për tu ofruar pashaportave të arta shtetasve të huaj, lufta kundër korrupsionit dhe hapat mbrapa në lirinë e shprehjes, janë vërtjtjet kryesore që Komisioni Evropian vë në pah në raportin e përvitshëm për Shqipërinë.

Në këtë dokument që Brukseli harton për të gjitha vendet që mëtojnë të bëhen një ditë anëtare të BE-së, duket se megjithë skepticizmin gjithnjë e më të madh të publikut ndaj reformës në drejtësi, Komisioni Evropian vazhdon ta mbështesë atë. Lapsi.al i ka paraqitur të përmbledhura pikat kyçe të progres raportit.

Paralajmërimi kundër amnistisë fiskale

"Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë” është fraza më e rëndë që gjendet në dokument. Aty theksohet se vendi gjendet në “në listën gri” të financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave. Ky shqetësim kundër amnistisë fiskale është shprehur si nga vendet anëtare po ashtu dhe nga Komisioni Evropian, FMN-ja dhe SHBA, por tani për tani qeveria nuk ka treguar vullnet për ta tërhequr këtë nismë. në fund të shtatorit kryeministri Rama mohoi të jetë tërhequr nga kjo nismë: “ne nuk jemi tërhequr, por ne po vazhdojmë të diskutojmë dhe po vazhdojmë të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha moskuptimet, keqkuptimet apo edhe për të ekspozuar edhe mosdëshirën për të mos kuptuar” tha ai në një konferencë për gazetarët duke ironizuar me BE-në", "Mos i qani hallin asaj".

Kundër pasportave të arta

I lidhur me shqetësimin e pastrimit të parave është edhe ideja e autoriteteve shqiptare për dhënien e shtetësisë të huajve të pasur që duan të investojnë në vend. Gjatë kësaj vere qeveria hodhi një tjetër hap për promovimin e kësaj ideje. Por në këtë pikë progres raporti është i qartë: “Shqipëria duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së”.

Dënimi i zyrtarëve të korruptuar

Ndonëse në Shqipëri propagandistët pro qeverisë i mëshojnë me të madhe faktit se nuk ka ndodhur kurrë më parë që të burgosen zyrtarë të lartë për krim dhe korrupsion, progres raporti e vizaton situatën me ngjyra shumë më pak pozitive. Sipas Komisionit “pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e pandëshkueshmërisë. Sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, kërkojnë vlerësim të synuar të rrezikut dhe masa të dedikuara”.

Liria e cunguar e medias

Këtë viti Shqipëria theu një rekord ku u rrokullis me 20 vende poshtë në klasifikimin e lirisë së mediave të organizuar për çdo vit nga "Reporters sans frontieres". Raporti i komisionit Evropian është më i butë por përsëri për dor shprehjen "Nuk është bërë përparim". Aty theksohet rrezikshmëria e projekt ligjit "anti-shpifje" nga i cili qeveria nuk heq dorë dhe thuhet se “çdo ndryshim në Ligjin për mediat duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e medias”. Po ashtu vëmendje tërhiqet edhe për binomin politikanë pronarë që ka vënë nën zap lirinë e shprehjes në vend: Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë". Progres raporti vë në dukje edhe klimën e intimidimit ndaj gazetarëve: "Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar”

Përparimet në reformën në drejtësi

Komisioni Evropian vazhdon të rrefuzojë idenë e dështimit të Reformës në Drejtësi, të mbështetur dhe të financuar prej tij, që ende vazhdon ta përshkruajë me nota pozitive. Reforma në Drejtësi gjykohet se ka patur “një përparim përgjithësisht të mirë”. Vettingu gjykohet se “ka vazhduar të përparojë në mënyrë të qëndrueshme. Deri më 12 shtator, institucionet e vettingut kishin përfunduar 554 çështje të shkallës së parë. Rreth 64% e dosjeve të vettingut të përpunuara deri më tani kanë rezultuar me shkarkime, dorëheqje ose përfundimin e mandatit të magjistratëve të verifikuar”. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI