Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Video/ Nuk ka më Siuuu: zbulohet kuptimi i festimit të ri të Cristiano Ronaldos

Lapsi.al 12 October 2022
Video/ Nuk ka më Siuuu: zbulohet kuptimi i festimit të ri të
Zbulohet kuptimi i mënyrës së festimit të ri të Cristiano Ronaldos. Manchester United u përball me Everton për javën e dhjetë të Premier League fundjavën e kaluar. Djajtë e Kuq, pas shembjes në derbin ndaj City, i janë rikthyer suksesit. Skuadra e Ten Hag fitoi 2-1 falë golave të Antony dhe Cristiano Ronaldos. 37-vjeçari shënon golin që i dha Manchester United tre pikët dhe që i lejon klubit të mos humbasë terren ndaj kreut. Portugezi më në fund u zhbllokua në Premier League dhe shënoi golin e 700-të në karrierë për një klub. Ky është goli numër 144 me Djajtë e Kuq (i 26-ti i eksperiencës së tij të dytë në klubin anglez). Të tjerët janë ndarë si më poshtë: 5 me Sporting, 450 me Real Madrid dhe 101 me Juventusin; 141 nga këta gola kanë ardhur në Champions League. Një gol i rëndësishëm për United dhe një gol i rëndësishëm për Ronaldon, i cili festoi në një mënyrë të veçantë. CR7 doli nga zona por nuk kreu festimin e tij tipik "Siuuu". 37-vjeçari ka qëndruar në këmbë me kokën pas, me sy të mbyllur dhe me duar të kryqëzuara para gjoksit. E gjitha përkrah Antony, i cili imitoi shokun e skuadrës.

KUPTIMI I FESTIMIT

Por pse festoi kështu? Për të shpjeguar kuptimin e festimit të ri të CR7 ka menduar Manchester United. Në faqen zyrtare të klubit, ata shpjeguan se ishte një gjest "auto-ironik". Ronaldo imitoi veten, ose më mirë pozicionin në të cilin fle kur udhëton me skuadrën: “Tani mund të zbulojmë se festimi i Ronaldos ishte një veprim auto-ironik me shokët e tij, duke theksuar lidhjet e forta mes lojtarëve në skuadrën e Erik ten Hag”. Ronaldo përgjumet dhe e vendos veten pikërisht në atë pozicion. Një pozicion, i cili nuk kaloi pa u vënë re nga shokët e skuadrës: “Cristiano kujdeset për veten dhe sigurohet që të jetë gjithmonë në gjendjen më të mirë të mundshme. Kjo sigurisht përfshin orë të tëra punë të palodhur në terren dhe në palestër. Pushimi është gjithashtu i përfshirë dhe ai sigurohet që të flejë mjaftueshëm për të favorizuar fizikun e tij. Është thënë në të kaluarën se Ronaldo merr një sy gjumë disa herë në ditë! Festimi i CR7 ndaj Everton ishte një gjest argëtues për pozicionin në të cilin ai fle kur udhëtonte me ekipin. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga shokët e tij të skuadrës, të cilët janë të gjithë të etur për të mësuar prej tij".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI