Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Video/ Ballkani përmbyset nga dy devijime: Ilir Daja kalon nga i pari në i fundit në 9 minuta

Lapsi.al 13 October 2022
Video/ Ballkani përmbyset nga dy devijime: Ilir Daja kalon nga i pari

Një ndeshje e çuar dëm. Ballkani përmbyset në Fadil Vokrri 1-2 nga Sivasspor, në një ndeshje që e kryesoi për 72 minuta. Kosovarët shpërdoruan shumë raste shënimi, duke lejuar turqit të qendronin në lojë. E pastaj brenda nëntë minutave, me dy devijime, përmbysën ndeshjen duke e kaluar Ilir Dajën nga vendi i parë në të fundit në Grupin G të Conference League.

E të mendosh që Ballkani bëri një ndeshje pa të meta në pjesën e parë. Jashanica udhëhoqi mbrojtjen në një performancë monumentale, pa i lejuar asgjë Sivasspor para portës së Frashërit. Skuadra e Dajës, e nxitur nga stadiumi i tejmbushur, kërkoi avantazhin, duke krijuar raste të shumta. Porblemi ishte pikërisht ky, shpërdorimi i mundësive. Edhe pse goli i Thaqit, krijoi idenë se do të ishte e lehtë të arrihej rezultati. Krasniqi, pastaj edhe Korenica e Rrahmani nuk arritën ti bënin keq portierit kundërshtar, duke e lënë sfidën të hapur. Jo shumë e kujdesshme me një kundërshtar me shumë më tepër eksperiencë si Sivasspor.

Daja ndoshta i trembej pikërisht kësaj dhe në pjesën e dytë luajti i tërhequr, duke qarkulluar topin, në administrim të rezultatit. Pikërisht kët, në lojë hyri edhe fati. Goditja e devijuar e Arslan në minutën e 73 mposhti Frashërin, për një barazim që nuk zgjati shumë. Daja bëri lëvizjet e tij për të freskuar ekipin, por pësoi edhe golin e Angielskit në të 82, edhe ky i devijuar. Ballkani ishte shumë pranë fitores dhe nga 7 pikët që do t'i jepnin bashkëkryesimin me Cluj e sheh veten të fundit. Kualifikimin për në raundin tjetër Ballkani do të mundohet ta arrijë në dy ndeshjet e fundit. Ndeshja e ardhshme është kundër Slavias në Prishtinë dhe pastaj në transfertë me Cluj.

NDESHJET E TJERA

Në ndeshjet e tjera, goleada e Silkeborg 5-0 ndaj FCSB i jep vendin e dytë, duke kaluar Anderlecht. Belgët dorëzohen 2-1 përabllë Ëest Ham, që kryeson me pikë të plota. Barazimi 1-1 mes Hapoel e Lech Poznan në Grupin C i jep vendin e parë automatikisht Villareal, dy ndeshje para kohe. Fiton edhe Molde në transfertë me Shamrock, ndërsa Slovacko e Dnipro fitojnë me të njëjtin rezultat 1-2 ndaj Nice e Vaduz.

Europa Conference League Group B

FC FCSB 0-5 Silkeborg

West Ham United 2-1 Anderlecht

Europa Conference League Group C

Hapoel Beer Sheva 1-1 Lech Poznan

Europa Conference League Group D

Nice 1-2 Slovacko

Europa Conference League Group E

FC Vaduz 1-2 SC Dnipro-1

Europa Conference League Group F

Shamrock Rovers 0-2 Molde

Europa Conference League Group H

Zalgiris Vilnius 2-1 Pyunik

Europa Conference League Group G

Ballkani 1-2 Sivasspor

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI