Flash

Mallra kontrabandë, arrestohen tre persona në Tiranë

Lapsi.al 13 October 2022
Mallra kontrabandë, arrestohen tre persona në Tiranë

Goditen 3 raste të tregtimit të mallrave të dyshuara kontrabandë në Tiranë.

Policia jep detaje nga aksioni.

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar "Phones 2".

Vihen në pranga pronarët e 3 subjekteve tregtare, sekuestrohen 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kuadër të operacionit policor të koduar "Phones 2", kanë goditur 3 raste të tjera të kontrabandës së mallrave, për të cilat u bë arrestimi i shtetasve:

- M. Xh., 28 vjeç, E. L., 34 vjeç dhe E. P., 24 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dyqanet në pronësi të këtyre shtetasve, në Kamzë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 65 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI