Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Video/ McTominay shpëton United. Lazio me 10 lojtarë ndalet në shtëpi: ja rezultatet e Europa League

Lapsi.al 13 October 2022
Video/ McTominay shpëton United. Lazio me 10 lojtarë ndalet në

Kualifikohen në raundin tjetër të Europa League edhe Freiburg falë suksesit 4-0 në shtëpin e Nantes e Real Sociedad (3-0 ndaj Tiraspol). Lazio me 10 lojtarë frenohet në Olimpico 2-2 nga Sturm Graz, ndërsa në Grupin e Romës triumfon 2-0 Ludogorets përballë HJK. Bullgarët janë të dytët +3 nga verdhekuqtë. Buzëqesh edhe Manchester United, fitues vetëm në minutat shtesë me golin e McTominay.

GRUPI A

PSV mbetet në lojë për kualifikimin e në vendin e dytë, pas rezultatit dërrmues 5-0 ndaj Zyrih. Golat e hollandezëve i shënuan Gutierrez, Verman dhe Sangare në pjesën e parë. Situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, që u vulos nga Verman dhe El Ghazi.

GRUPI C

Ludogorets triumfon 2-0 ndaj HJK Helsinkit dhe fut në telashe Romën, tashmë tre pikë pas vendit të dytë. Betis ka siguruar vendin e parë në grup me 10 pikë, i ndjekur nga Ludogorets me 7. Gropper në pjesën e parë dhe Rick në pjesën e dytë ndëshkuan skandinavët, që nuk mundën të reagojnë. HJK është praktikisht i eliminuar, por pranë humnerës është edhe skuadra e Mourinhos.

GRUPI D

Royale Union kryeson grupin në mënyrë surprizë, pavarasisht barazimit me Bragën. Në ndeshjen tjetër, Union Berlin mbetet në garë falë 1-0 ndaj Malmoe. Goli në fund u shënua nga Knoche me penallti, në minutën e 89.

GRUPI E

Real Sociedad kalon fazën e grupeve falë fitores 3-0 ndaj Tiraspol. Golat u shënuan nga Sorloth dhe Rico, të cilët përfituan nga lojtari plus, pas kartonit të kuq të Zohouri pas gjysmë ore lojë. Pastaj në finale Navarro fiksoi trisin. Pranë raundit tjetër është edhe Manchester United, i dyti me 9 pikë. Red Devils duhet të falënderojnë McTominay, autori i golit në minutën e 93-të. Ten Hag merr një fitore të vuajtur 1-0 falë McTominay, ndaj Omonias që është gjithnjë e më e fundit.

GRUPI F

Në Europa League, Lazio-Sturm Graz mbyllet 2-2. Rezultat që i çon bardhekaltrit e Sarrit në 5 pikë pas katër ndeshjesh. Ndeshje e bllokuar në Olimpico dhe nervoze. Lazio arriti ta zhbllokojë, duke luajtur pjesën e parë në rritje, vetëm në minutën e 45'. Një penallti e Immobile i jep sulmuesit rekordin e golashënuesit më të mirë lacial në Europë. Në shtesë, megjithatë, Lazzari u përjashtua dhe loja ndryshoi në pjesën e dytë. Boving barazoi në minutën e 56-të për Sturm Graz. Pastaj austriakët provuan goditjen me tentativa të shumta nga distanca, para se të pësonin dyfishimin e Pedros. Spanjolli përfitoi nga një gafë e Siebenhandl, por në të 83', Boving barazoi 2-2.

GRUPI H

Ende gjithçka e hapur pas fitoreve të Ferencvaros, tashmë i pari me 9 pikë, dhe Trabzonspor (i dyti në barazi me Monaco). Në fund mbetet Crvena Zvezda, ende në lojë pavarësisht tre pikëve. Serbët u dorëzuan përballë Ferencvaros 2-1, me Mitrovic që shënoi mes avantazhit vendas të Zachariassen dhe golit të dytë hungarez të Mmaee. Në ndeshjen tjetër, turqit ishin shkatërrues në fitoren 4-0 ndaj Monaco. Vendosën golat e Vitor Hugo, Bardhit dhe Trezeguet, pas autogolit fillestar të Sarrit.

Europa League Group A

PSV Eindhoven 5-0 FC Zurich

Europa League Group C

Ludogorets Razgrad 2-0 HJK Helsinki

Europa League Group D

Union Berlin 1-0 Malmo FF

Europa League Group E

Manchester United 1-0 Omonia Nicosia

Real Sociedad 3-0 FC Sheriff

Europa League Group F

Lazio 2-2 Sturm Graz

Europa League Group H

Ferencvaros 2-1 FK Crvena Zvezda

Trabzonspor 4-0 Monaco

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI