Flash

“Non Grata” nga Britania/ Berisha: Akt korruptiv i ambasadorit

Lapsi.al 13 October 2022
“Non Grata” nga Britania/ Berisha: Akt korruptiv i ambasadorit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik si të përfshirë në lobimin për shpalljen e tij non-grata nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. Berisha tha se ai ka paraqitur Fation Dautin si urë lidhëse mes tij dhe organizatave kriminale. Dauti është një person i dëbuar nga Britania. Ai është personi që theu derën në PD kur shkoi komisioni i rithemelimit.

Sipas Berishës ky vendim i ambasorit është skandaloz dhe qesharak. Kjo pasi ai tha se nuk e njeh fare Fation Dautin dhe e ka mësuar si emër në momentin që shkelmoi portën gjatë trazirave në selinë e Partisë Demokratike.

“Nuk ka gjë më të turpshme dhe më skandaloze se ajo që ajo ka bërë ambasadori britanik. E di kush është lidhja ime sipas tyre me krimin e organizuar.

Rast konkret i lidhjes me krimin dhe organizatat kriminale është Fation Dauti, i cili në problemin ndërpartiak shkoi dhe i ra një dere. Kur shkova pyeta se kush është ky, më thanë që është një simpatizantë i PD-së që ka jetuar në Angli dhe që vjen nga një familje e persekutuar. Nuk ka asgjë më korruptive se ky akt. Ky është personi që Sali Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Sali Berisha ka montuar operacione sekrete në bashkëpunim me qeverinë britanike për rritjen e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo është organizata kriminale e ambasadorit britanik. Britania ka një gjë ka transparencë shumë më tepër. Çfarë ndodhi? Këtu erdhi një gazetar i “Times” për të argumentuar shpifjen për lidhjen time me një organizatë kriminale të drejtuar nga Fation Dauti. Gazetari pyeti dhe aty mora vesh shumë gjëra për Fation Dautin.

Mora vesh se ky ka qenë i përzënë nga Britania e Madhe, por pa asnjë akuzë. Ky është konsideruar i rëndësishëm në rrjet aty, por nuk është ngritur asnjë akuzë. Gazetari thotë se takova funksionarë në PD dhe mësova se ai nuk ka asnjë funksion aty. Gazetari thotë të vërtetën. Pastaj tregonte se ky ka padit Mbretërinë e Bashkuar në Strasburg dhe t’i hiqte dëbimin nga Mbretëria e Bashkuar”, - tha Berisha.

“Akuza thotë se ke pasuruar Fazlliçin. Ndërkohë Fazlliçi ka marrë dhjetëra milionë euro nga Edi Rama përmes tenderave. Ai nuk ka marrë pjesë gjatë qeverisë time.

Është një akt korruptiv, të marrësh një person që nuk ka pasur asnjë akuzë, që është hetuar nga Ina Rama për ta nxjerrë të inkriminuar, ta përdorësh për të thënë se këtë e kam pasuruar unë, është një shpifje shumë e madhe.

Ambasadori britanik ka mbajtur qëndrim, mbështetje të fuqishme ndaj Lulzim Bashës. Nëse ju pranoni vërtetë Fation Dautin për dëshmi. Kjo që ka bërë ambasadori britanik, është një akt korruptiv mbështetur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Lulzim Basha” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI