Flash

Zyrtari i lartë amerikan: Mund të jemi shumë afër konfliktit direkt SHBA-Rusi

Lapsi.al 13 October 2022
Zyrtari i lartë amerikan: Mund të jemi shumë afër konfliktit

Koordinatori për komunikimin Strategjik në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së SHBA, John Kirby, ka deklaruar gjatë një interviste për CNN se shanset për një konflitkt direkt me Rusinë, janë shumë të larta aktualisht.

"Kjo nuk ka dyshim që rreziqet janë shumë të larta", tha ai

Komentet pasojnë shqetësimet dhe akuzat e përsëritura të palës ruse se furnizimi me armë i Ukrainës nga Perëndimi çon në përshkallëzim të konfliktit.

Deri më tani vetëm SHBA ka dërguar në Ukrainë 17 miliardë dollar armë dhe municione, përfshirë edhe sisteme të tilla të sofistikuara, “HIMARS”.

Furnizimet kanë rritur tensionet mes dy fuqive bërthamore, duke e kthyer Ukrainën në një zonë eksperimantale të ballafaqimit të nivelit të lartë në shekullin tonë.

Dhe përshkallëzimi duket se është pjesë e strategjisë amerikane që po lodh Rusinë përmes Ukrainës për të imponuar mandej lëvizje të tjera kufizuese duke vepruar ndërkohë në nivel propagande me idenë e Putinit të çekuilibruar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI