Flash

Hapet gara për kryetarin e ri të Partisë së Lirisë

Lapsi.al 14 October 2022
Hapet gara për kryetarin e ri të Partisë së Lirisë

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Enrdrit Braimllari ka bërë me dije ditën e sotme në një deklaratë për mediat se çfarë do të zhvillohet në Konventën Kombëtare të PL në 29 tetor.

Braimllari deklaroi se konventa do të miratojë disa ndrysime në parti. Ndryshimet do të miratohen në zbatim të vendimeve të komitetit organizator si dhe ndryshime statutore në programin politik dhe zgjedhjen e anëtarëve të komitetit drejtues kombëtar.

Braimllari bëri me dije se është hapur procesi për zgjedhjen për kryetarin e Partisë së Lirisë. Ai ka ftuar të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi.

Deklarata e plotë:

Jemi në këtë komunikim me publikun për të ndarë disa vendime të rëndësishme të marra nga Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, në lidhje me procesin zgjedhor të forumeve drejtuese të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare e cila do të mbahet në 29 tetor.

Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore. Gjithashtu programin politik të partisë. Do miratojë edhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Po në zbatim të vendimit të Komitetit Organizator është shpallur hapja e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë së Lirisë. Afati për pranimin e kandidaturave (për kryetar dhe anëtar të KDK) do të fillojë sot më datë 14 tetor. Do të mbyllet në 24 tetor 2022. Kriteret për kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë mund të tërhiqen pranë zyrave qëndrore. Ato do të publikohen në faqen zyrtare www.partiaelirise.al.

Ftojmë të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë që të bëhen pjesë e këtij procesi. Duke aplikuar pranë Komisionit Zgjedhor të PL-së të ngritur për drejtimin dhe monitorimin e këtyre proceseve zgjedhore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI