Flash

Pedagogët sot protestë para Universitetit të Arteve

Lapsi.al 14 October 2022
Pedagogët sot protestë para Universitetit të Arteve

Këtë të premte pedagogët do të zhvillojnë protestë para Universitetit të Arteve. Protesta pritet të nisë rreth orës 11:00.

Në protestat e zhvilluara më herët, ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, do të bojkotojnë mësimin më datë 17.

Gjithashtu për këtë protestë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen para Universitetit të Arteve për të mbështetur studentë e pedagogë.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

Lexo më tej: Luljeta Bozo nuk e mbështet plotësisht protestën e pedagogëve për rritja pagash: Të vrasin mendjen, duhet të jenë edhe shkencëtarë 

Të këshilluara

Arrestohet dietologia mashtruese në Tiranë

Një 41 vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se mashtronte qytetarët duke u hequr si dietologe. Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të...

17:34

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI