Flash

Turqia kritikohet për ligjin kundër informacioneve të rreme

Lapsi.al 14 October 2022
Turqia kritikohet për ligjin kundër informacioneve të rreme

Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar një ligj të ri për mediat, që parasheh dënim prej tre vjetësh burgim për këdo që publikon “informacione të rreme”. Ky legjislacion është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut, që thonë se kufizon lirinë e shprehjes para se shteti të mbajë zgjedhjet e reja vitin e kaluar. Ligji, që u miratua mbrëmjen e 13 tetorit, u propozua nga partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij ultra-nacionalistë në Parlament.

Miratimi i këtij legjislacioni erdhi vetëm një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi nga autoritetet në Ankara që të mos e miratojnë të njëjtin. Sipas ligjit, gazetarët dhe përdoruesit e mediave sociale të cilët postojnë informacione që autoritetet i konsiderojnë të rreme lidhur me “sigurinë e brendshme dhe të jashtme të shtetit, rendit publik apo shëndetit publik”, mund të dënohen deri me tre vjet burgim.

Definicioni i paqartë se çfarë mund të cilësohet “lajm i rremë” rriti shqetësimet e opozitës dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Sot është një ditë tjetër e errët për lirinë e shprehjes në platforma online dhe për lirinë e shtypit në Turqi. Duke pasur parasysh rritjen e kontrollit ndaj mediave nga Qeveria në këto vitet e fundit, masat e reja u mundësojnë atyre që të censurojnë më tej dhe të heshtin zërat kritikë, para se Turqia të mbajë zgjedhjet e reja, nën pretendimet për luftimin e dezinformimit”, tha Güney Yildiz, hulumtues në Amnesty International.

Erdogan, i cili i ka quajtur mediat social kërcënim për demokracinë, pritet që të përballet me sfidë të fortë ndaj qeverisjes së tij 20-vjeçare në zgjedhjet e vitit të ardhshëm./ REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI