Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Video/ Fenomeni, pas 20 vjetësh, i kërkon ndjesë të gjitha mamave: “Më vjen keq”

Lapsi.al 15 October 2022
Video/ Fenomeni, pas 20 vjetësh, i kërkon ndjesë të gjitha
Futbollistët e famshëm janë idhujt e tifozëve të të gjitha moshave, veçanërisht të rinjve. Festimet, veshjet, tatuazhet, pamja fizike... Kush, aq më tepër në moshë të re, nuk do të bënte gjithçka për t'u dukur si idhulli i tyre? E në vitin 2002, fëmijë të panumërt kopjuan prerjen e tmerrshme të flokëve të futbollistit më të fortë të momentit. Ronaldo Fenomeni, u shfaq në Kupën e Botës në Kore dhe Japoni me një lloj gjysmëhëne që bëri shumë bujë. Për atë prerje, braziliani pas dy dekadash vendosi t'u kërkonte falje të gjitha mamave. Në një intervistë për ESPN, rreth 4 vjet më parë, Fenomeni shpjegoi arsyet që e shtynë të zgjidhte atë model skandaloz të flokëve: “Unë kisha pasur një dëmtim dhe njerëzit nuk flisnin për asgjë tjetër. Kështu që vendosa të prisja flokët dhe ta lija vetëm atë pjesën përpara. Shkova në stërvitje dhe të gjithë më panë me ato flokë të tmerrshme. Por në fund të gjithë po flisnin për këtë dhe harruan dëmtimin tim. E kështu mund të ndihesha më i qetë dhe të përqendrohesha në stërvitje”, tha me atë rast ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit, Real Madrid dhe Milan. Fenomeni ka folur në transmetimin anglez Good Morning Britain, në funksion të publikimit të dokumentarit mbi karrierën e tij. Ronaldo ka dashur të kërkojë falje për pasojat që ajo prerje e tmerrshme bëri në të gjithë botën: "Nëna ime dhe miliona nëna në mbarë botën ende më urrejnë mua sot”, ka rrëfyer braziliani. “E takova njerëz me fëmijë që kishin të njëjtat flokë si unë. Më vjen keq, më vjen shumë keq për këtë!”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI