Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Arbitri nxjerr në ankand topin e "Dorës së Zotit", tërbohet Lineker: "Përfitim nga gabimi më i madh i historisë”

Lapsi.al 15 October 2022
Arbitri nxjerr në ankand topin e "Dorës së Zotit",

Tani është zyrtare: nis ankandi. Topi me të cilin Diego Armando Maradona shënoi golin e paharrueshëm (i quajtur "dora e Zotit") do të dalë në shitje, duke filluar nga 16 nëntori i ardhshëm. Argjentinasi e shënoi golin në çerekfinalen e famshme të Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë dhe topi do të ketë një vlerë mes 2,5 dhe 3 milionë dollarëve. Kështu vendosi Ali Bin Nasser, arbitri tunizian që atë natë të çmendur vlerësoi golin. "Ky top është pjesë e historisë së futbollit botëror. Më duket koha e duhur për ta ndarë me botën. Shpresoj që blerësi të mund ta tregojë dhe ta ndajë me tifozët", tha Naser, i bindur për zgjedhjen e tij. Shitja do të transmetohet direkt dhe të gjithë blerësit potencialë do të mund të regjistrojnë ofertat e tyre online duke filluar nga data 28 tetor. Kundër është Lineker.

REAGIMI

E nëse nga njëra anë ka ekzaltim, nga ana tjetër ka nga ata që nuk gjejnë paqe. Ish-numri 10 i kombëtares së Anglisë, Gary Lineker, është sulur kundër Naser. Në Tëitter ai nuk e ka fshehur zemërimin e tij për fitimin e jashtëzakonshëm të ish-arbitrit. Lineker, në fakt, nuk është në gjendje të kuptojë se si një objekt i historisë më të hidhur të Anglisë sportive mund të ketë mbetur gjatë gjithë kësaj kohe në duart e arbitrit. "Si dreqin ka mundësi që topi përfundoi te arbitri? Sa guxim e mbajti atë në dollap gjatë gjithë asaj kohe? Tani ai edhe do të përfitojë nga gabimi më i madh arbitral në historinë e Kupës së Botës", shpjegoi sulmuesi. Për të përfunduar më pas: "Nuk mund të jetë e vërtetë".

HISTORIA

Një objekt që karakterizoi një ndeshje kontroverse, gjatë së cilës El Pibe de Oro hyri zyrtarisht në legjendë. Në fakt, topi u përdor në 90 minutat e ndeshjes, një nga më ikonat në historinë e Kupës së Botës. Më 22 qershor 1986, në Mexico City, Maradona shënoi golin e parë me dorë kundër Anglisë, që u quajt "Mano de Dios". Pastaj argjentinasi shënoi edhe "Golin e Shekullit", duke dribluar pesë lojtarë kundërshtarë dhe portierin Shilton. Një dygolësh fantastik që poshtëroi kombëtaren angleze dhe e çoi Argjentinën fillimisht në gjysmëfinale dhe më pas direkt në fitoren e Kupës së Botës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI