Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

"Shtëpia e barit" në Shkodër, gjykata liron 11 gratë e arrestuara

Lapsi.al 15 October 2022
"Shtëpia e barit" në Shkodër, gjykata liron 11

Avokatët e të pandehurve e cilësuan vendimin e gjykatës kryesisht të drejtë, ndërsa paralajmëruan se do apelojnë vendimin për personat e mbetur në burg dhe arrest shtëpie.

"Nga 16 të arrestuar, gjykata vendosi arrest me në burg për tre persona, arrest në shtëpi për dy persona, ndërkohë për 11 gra vendosi caktimin e masës së sigurimit detyrim paraqitje. Ishte një vendim shumë i drejtë në përgjithësi. Rasti tregon gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare ku 12 zonja kanë qenëdruar tre ditë në burg. Sheh vetëm dy rrugë për të mbijetuar, njëra largimi nga Shqipëria dhe tjetra është krijimi i mundësive të tilla për të siguruar bukën e gojës.Ato nuk kishin dijeni, kanë ardhur për të pastruar sherebelë por sapo kanë ardhur janë arrestuar dhe e kanë kupruar se bëhet fjalë për diçka të paligjshme.Të gjitha gratë janë liruar me përjashtim të njërës që mbeti në burg. Vendimi do apelohet për ata në arrest shtëpie dhe në arrest me burg".

Gjyqtare e çështjes ishte Izabela Radovani, ndërsa prokurore Albulena Kuliqi.

Operacioni u zhvillua me 12 tetor, ku u arrestuan 16 persona. Gra nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja kishin udhëtuar drejt Shkodrës për të punuar me kanabis sativa.

Ato u kapën në banesën e 31 vjeçarit Pjetër Gjoni, në fshatin Bardhaj e cila ishte kthyer në një laborator të kultivimit të bimëve narkotike.

Punën e paligjshme ua kishte gjetur 42 vjeçarja nga Tirana Danjela Hasani, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale.

Masat e sigurisë

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bardhaj, arrest shtëpie

2- Pjeter Gjoni, 31 vjeç, banues në Bardhaj, arrest në burg

3- Elvis Gjoni, 24 vjeç, banues në Bardhaj, arrest shtëpie

4- Roland Gjoni, 22 vjeç, banues në Bardhaj, arrest në burg

5- Flora Gjoni, 29 vjeçe, vanuese në Bardhaj, detyrim paraqitje

6 - Antoneta Gjoni, 55 vjeçe, banuese në Bardhaj, detyrim paraqitje

7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, arrest me burg

8- Drita Cuni 45 vjeçe, banues në Kamëz, detyrim paraqitje

9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe, banues ne Mamurras, detyrim paraqitje

10- Franga Gini 52 vjeçe, banues në Kamëz, detyrim paraqitje

11- Hurme Bafti, 47 vjeçe, banuese ne Kamez, detyrim paraqitje

12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe, banues ne Kombinat, detyrim paraqitje

13- Elida Doku 43 vjeçe, banuese ne Fushe Krujë, detyrim paraqitje

14- Blerina Meta, 37 vjeçe, banues ne fshatin Fushë Krujë, detyrim paraqitje

15- Valbona Haka, 45 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, detyrim paraqitje

16- Fatime Baftaj, 53 vjeçe, banues ne Kamëz, detyrim paraqitje

Të këshilluara

Aksident në Laç, një i plagosur rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Laç-Thumanë. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur ...

17:35

21 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 536 teste të kryera, kanë rezultuar pozitivë 2...

17:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI