Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Video/ Conte paralajmëron Premier League: Tottenham shemb Everton dhe arrin City në vendin e dytë

Lapsi.al 15 October 2022
Video/ Conte paralajmëron Premier League: Tottenham shemb Everton dhe arrin

Tottenham i Antonio Conte është tashmë në vendin e dytë të Premier League. Skuadra e Antonio Conte arrin City dhe pozicionohet vetëm një pikë larg kreut të Premier League pas fitores 2-0 ndaj Everton. Në ndeshjen e javës së dhjetë, Kane dhe Hojbjerg shmbin të besuarit e Lampard dhe çojnë Spurs -1 nga Arsenal. Në ndeshjet e tjera pati barazime mes Leicester-Crystal Palace (0-0) dhe Fulham-Bournemouth (2-2). Ndërkohë, Wolverhampton fitoi 1-0 në ndeshjen për mbijetesë kundër Nottingham.

TOTTENHAM-EVERTON 2-0

Tottenham është vetëm një pikë pas liderit Arsenal dhe arrin në vendin e dytë Manchester City. Conte është -1 nga kreu me 23 pikë. Në ndeshjen kundër Everton, pati vetëm një rast për secilën skuadër në pjesën e parë. Fillimisht Onana rrezikoi për Everton, por lojtari nuk u tregua i saktë. Më pas në shtesë, Tottenhamin shkoi pranë golit kur Kane fluturimthi goditi lart. Rreth çerek ore në pjesës së dytë, megjithatë, ishte Kane ai që realizoi me penallti duke kaluar Spurs në avantazh. Pickford e gjeti krahun por nuk mjaftoi. Në fund Hojbjerg mbylli rezultatin.

WOLVERHAMPTON-NOTTINGHAM 1-0

Një fitore thelbësore për sa i përket mbijetesës për Wolves. Në përplasjen direkte me Nottingham, ata falënderojnë golin me penallti të Neves në minutën e 56-të. Në minutën e 79-të miqtë patën një rast të madh për të barazuar, po me penallti, por Johnson gaboi. Kështu, të besuarit e Davis ngjiten në 9 pikë, pak mbi zonës së rënies, ku ndërkohë Nottingham mbetet gjithmonë i fundit me pesë pikë.

FULHAM-BOURNEMOUTH 2-2

Gola dhe spektakël në Londër dhe në fund një pikë që kënaq të dyja skuadrat. Miqtë kaluan në avantazh pas vetëm dy minutash me Solanke, por goli i barazimit të Fulham erdhi në minutën e 22 falë Diop. Nuk dorëzohet Bournemouth, që u kthye menjëherë përpara, pas shtatë minutash, me golin e Lerma. Me fillimin e pjesës së dytë, Mitrovic riktheu barazinë pas një penalltie, e cila mbeti e pandryshuar deri në minutën e 90-të.

LEICESTER-CRYSTAL PALACE 0-0

Leicester është ende duke vuajtur në këtë fillim të sezonit. Foxes janë të fundit në kampionat së bashku me Nottingham. Ndaj Crystal Palace, me dhjetë pikë në mesin e tabelës, skuadra e Rodgers nuk mundi të luajë ndeshjen më të mirë dhe ishte e rrezikshme vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Barnes shpërdoroi ballë për ballë me portierin kundërshtar rastin ideal. Në fund të pjesës së parë, ndërkohë, ishte Eze që fshikulloi traversën për miqtë.

Premier League England

Leicester City 0-0 Crystal Palace

Fulham 2-2 AFC Bournemouth

Wolverhampton Wanderers 1-0 Nottingham Forest

Tottenham Hotspur 2-0 Everton

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI