Flash

Aktorët e "Harry Potter" nderojnë Robbie Coltrane

Lapsi.al 16 October 2022
Aktorët e "Harry Potter" nderojnë Robbie Coltrane

Aktorët  e "Harry Potter" kanë reaguar ndaj ndarjes nga jeta të Robbie Coltrane.

“Robbie ishte një nga njerëzit më qesharak që kam takuar dhe na bënte të qeshnim vazhdimisht kur ishim fëmijë në xhirime”, tha Daniel Radcliffe, i cili luajti si Harry Potter, në një deklaratë për The Post.

Radcliffe,Emma Watson, Rupert Grint dhe Tom Felton luajtën në film përkrah Coltrane gjatë gjithë fëmijërisë së tyre.

“Ndihem tepër me fat që u takova dhe punova me të dhe shumë i trishtuar që ai u nda nga jeta. Ai ishte një aktor i jashtëzakonshëm dhe një njeri i bukur”, tha Radcliffe.

Watson i shkroi një shënim të përzemërt Coltrane në një Instagram Story, ku ndau edhe një foto të dy aktorëve të përfshirë në bisedë.

"Robbie ishte si xhaxhai më argëtues që kam pasur ndonjëherë, por mbi të gjitha, ai ishte thellësisht i kujdesshëm dhe i dhembshur ndaj meje si fëmijë dhe i rritur," filloi Watson. "Talenti i tij ishte aq i jashtëzakonshëm sa kishte kuptim që ai luajti një gjigant. Ai mund të mbushte çdo hapësirë ​​me shkëlqimin e tij.

“Robbie, nëse ndonjëherë bëhem aq i sjellshëm sa ti me mua në një set filmi, premtoj se do ta bëj në emrin dhe kujtimin tënd”, vazhdoi ajo.” Dije se sa shumë të adhuroj dhe të admiroj. Do të më mungojë vërtet  ngrohtësia, të qeshurat dhe përqafimet e tua . Na konsideroje familje. Dije që dhe ti ishe i tillë për ne,”përfundoi Watson deklaratën e saj.

Në fillim të këtij viti, HBO Max festoi me një speciale ribashkimi, "Harry Potter 20th Anniversary: ​​Return to Hogwarts". Në shfaqje, Robbie  foli për trashëgiminë magjike të filmave.

“Trashëgimia e filmave është se fëmijët e mi do t'ua tregojnë fëmijëve të tyre. Unë nuk do të jem këtu fatkeqësisht, por Hagridi do të jem,” tha ai./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Queen publikon këngën " Facet It Alone"

Queen ka publikuar së fundmi këngën e re me vokalin e këngëtarit e të ndjerë, Freddie Mercury. Lajmet për këngën "Face It Alone" u konfirmuan verën e kalua...

09:53

Ndahet nga jeta aktori i "Harry Potter"

Aktori i Harry Potter, Robbie Coltrane ka ndërruar jetë në moshën 72 vjecare. Agjenti i Coltrane konfirmoi lajmin për Associated Press. Shkaku i vd8kjes nuk ...

09:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI