Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

"Turne humbësish". Tare injoron finalen e Tiranës e sulmon Milan, Inter, Juve e Roma: “Teknikisht të dështuar”

Lapsi.al 16 October 2022
"Turne humbësish". Tare injoron finalen e Tiranës e sulmon

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, hyn në sparkatë ndaj Romës, Milan, Inter dhe Juventus. I ftuar i ish-futbollistit Guglielmo Stendardo, tashmë jurist dhe profesor në Luiss, menaxheri bardhekaltër mbajti një leksion. Titulli ishte "Evoluimi i ligjit sportiv dhe profilet ekonomike dhe financiare të shoqërive" dhe pikërisht aty u bë sulmi. Tare kritikoi evolucionin e futbollit ndërkombëtar. "Ne po ngasim një Ferrari që herët a vonë do të përplaset. Në futboll janë shpikur kompeticione të kota siç është Conference League, që unë e quaj turneu i humbësve, apo Europa League. Ata nuk kanë asnjë vlerë për të ardhurat që prodhojnë. Shpikim gjithnjë e më shumë kompeticione. Kemi tani edhe Nations League me ekipet kombëtare dhe lojtarët bëhen robotë. Luajmë cdo dy ditë e gjysëm tani dhe lojtarët nuk ia dalin dot, nuk është njerëzore. Për të gjeneruar më shumë të ardhura, gjenerojmë më shumë probleme. Futbolli ka marrë rrugën e gabuar”, deklaroi menaxheri shqiptar.

Lexo më tej: Sezoni i fundit i Igli Tares te Lazio: Lotito ka zgjedhur Sarrin dhe ka marrë në organikë drejtorin e ardhshëm

"ROMA, INTER, MILAN E JUVE TEKNIKISHT TË DËSHTUARA"

"Sot futbolli është një profesion shumë i shpejtë. Çfarë mungon? Drejtues sipërmarrjesh - vijoi Tare - për faktin se kohëzgjatja e kontratave ndryshon shumë. Më merrni mua, jam një nga drejtuesit më të vjetër në Serie A. Ky është viti im i pesëmbëdhjetë te Lacio. Kam fatin të punoj me një shoqëri me një administrim virtuoz”. Më pas, Tare fundosi sulmin ndaj katër klubeve italiane: “Sot ka klube, edhe në nivelin e parë, si Juve, Roma, Milan, Inter, që teknikisht janë të dështuara, por mbahen gjallë për faktin se sistemi ka nevojë. Është shumë e rëndësishme të kesh menaxhim afatgjatë në shoqëri me projekte të rëndësishme për të parë të mirën e shoqërisë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI