Flash

Ambasadorja e BE thirrje qeverisë: Mbroni të dhënat personale të shqiptarëve

Lapsi.al 17 October 2022
Ambasadorja e BE thirrje qeverisë: Mbroni të dhënat personale

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, është shprehur se Shqipëria duhet të forcojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të saj. Komentet ajo i bëri gjatë një konference që po zhvillon në kryeqytet, ku ka theksuar se nevojë për përmirësim, Shqipëria ka edhe në fushën e arsimimit.

Për ambasadoren, lajm i mirë është që shumica e shqiptarëve janë pro integrimit në BE, çka do të thotë se reformat që kushtëzohen nga unioni, duhet të kenë prioritet për t’u realizuar.

“Në fakt ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën në këtë fushë. Për sa i përket kadastrave, aktet nënligjore mbeten për pakicat. Raporti i bën thirrje Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen e të dhënave personale. Për sa i përket nivelit ekonomik, Shqipëria ka ërë përparime të dukshme, duke u rimëkëmbur shpejt pas efekteve të pandemisë. Ekonomia shqiptare nuk është goditur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, por në mënyrë të tërthortë. Vihen re zhvillime në fushën dixhitale dhe në disa fusha të tjera, por një problem mbetet arsimi. Shqipëria do të punojë gjithashtu për mekanizmin e mbrojtjes civile, Raporti sheh një rëndësi të veçantë në mbrojtjen e cilësisë së ujit, ajrit dhe ambientit. Lajmi i mirë është se qytetarët shqiptarë kanë një dëshirë të fortë për integrimin europian. Kështu që duhet të vendoset përparsi për reformat e antarësimit në BE. Ato kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së gjithkujt këtu. Pres me padurim që të vijoj bashkëpunimin me qeverinë dhe aktorët e tjerë”, u shpreh ambasadorja.

Të këshilluara

Dr0ga nga Rinasi, arrestohen dy turq

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zhvillon hetime të thelluara për trafikimin e lëndës narkotike can nabis sativa, nëpërmjet aeroportit të...

15:52

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI