Flash

Drejtonin automjetet nën efektin e drogës, arrestohen dy shoferët në Durrës

Lapsi.al 17 October 2022
Drejtonin automjetet nën efektin e drogës, arrestohen dy shoferët

Dy persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke drejtuar automjetin nën efektin e drogës.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë M. B., 33 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 25 vjeç, banues në Shijak.

Sakaq materialet për të dy shtetasit e arrestuar i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

"Drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Gjatë kontrollit në automjetet që drejtonin, këtyre dy shtetasve iu gjetën edhe sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa,

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjete të ndryshme, me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që qarkullojnë me armë, drogë apo sende të kundërligjshme në automjete, në lagjen nr. 13, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin M. B.

Lexo edhe:

Reagon policia: Përjashtohet efektivi që u arrestua në Turqi

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një grirëse hashashi.

Pas testit me AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., 33 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celulare.

—

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Shijak, sepse pas testimit me AquilaScan ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për të dy shtetasit e arrestuar i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI