Flash

Konflikt me Neymar, i vetmuar e askush nuk e do: Mbappè flet hapur dhe tregon të ardhmen e tij

Lapsi.al 17 October 2022
Konflikt me Neymar, i vetmuar e askush nuk e do: Mbappè flet hapur dhe

Në këtë sezon, pas kontratës faraonike të rinovimit me PSG, gjithcka është thënë për Kylian Mbappè. Nga konflikti me Neymar, te vetmia në dhomat e zhveshjes deri te dëshira për tu larguar. Tani, sulmuesi francez ka folur hapur, për të fshirë çdo aludim: nuk do të largohet nga PSG.

Këtë herë sulmuesi francez ishte i qartë dhe mendimet e tij i shprehu në vetën e parë para kamerave: "Në Paris jam shumë i lumtur, nuk kam kërkuar kurrë të shitem. Zërat janë të gjitha të trilluara". Referenca e Mbappè është tek dëshira e supozuar e tij për t'u larguar nga PSG që në janar. Sipas kësaj hipoteze francezi ishte i zhgënjyer nga mungesa e rolit të protagonistit absolut në skuadër. Rol që, në fakt, duhet ta ndajë me Neymar dhe Messi.

Lexo më tej: Video/ Neymar vendos ‘Le Classique’: PSG triumfon ndaj Marseille e shkëputet në krye të Ligue 1

Pas suksesit të skuadrës pariziene përballë Marseille të drejtuar nga Tudor, Mbappè komentoi situatën: "Nuk më interesojnë të gjitha këto thashetheme që qarkullojnë. Nuk e di si mund të dilte një histori e tillë. E madje edhe unë u habita".

Kështu, nuk ka as Real Madrid e as Liverpool pas Kupës së Botës për Mbappe. Pas kësaj deklarate madje mund të marrë frymë lehtësisht edhe Milan. Në fakt, shtypi francez e kishte evidentuar Rafael Leao si një nga profilet e zgjedhur nga Campos, për të zëvendësuar francezin në rast ndarjeje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI