Flash

Lajçak takon Vuçiç, kërkon zgjidhje urgjente për energjinë dhe targat

Lapsi.al 17 October 2022
Lajçak takon Vuçiç, kërkon zgjidhje urgjente për

Pas takimit të zhvilluar të hënën, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se është diskutuar për çështjen e energjisë dhe targave.

Lajçak nëpërmjet një postimi në Twitter, e ka cilësuar takimin e së hënës në Beograd “të hapur dhe serioz”. Ai ka shtuar se për çështjet e diskutuara nevojiten zgjidhje urgjente.

Lajçak është takuar edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. “Kam ndjekur edhe çështjet aktuale në takim me Petar Petkoviç”, ka thënë ai.

“Në Beograd sot vazhdova diskutimin e hapur dhe serioz me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për normalizimin e marrëdhënieve.Energjia dhe targat ishin të larta në axhendën tonë pasi nevojiten urgjentisht zgjidhje” ka shkruar Lajçak.

Të këshilluara

Dr0ga nga Rinasi, arrestohen dy turq

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët turq, po zhvillon hetime të thelluara për trafikimin e lëndës narkotike can nabis sativa, nëpërmjet aeroportit të...

15:52

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI