Flash

Mblidhet kryesia e Paritsë Socialiste, fokusi tek zgjedhjet vendore

Lapsi.al 17 October 2022
Mblidhet kryesia e Paritsë Socialiste, fokusi tek zgjedhjet vendore

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Socialiste. Në fokus të kësaj mbledhjeje janë përgatitjet për zgjedhjet vendore në vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij për mediet Rama tha se në mbledhje ishin ndarë detyrat për nisjen e fushatës.

Kryeqeveritari shtoi se duke nisur nga nesër, përfaqësuesit e PS do të kenë takime në terren me qytetarët dhe komunitetet e ndryshme të vendit.

"Jemi mbledhur për të ndërmarrë edhe detyrat për nisjen e fushatës së zjedhjeve vendore. Në bazë të kësaj, nis aktiviteti që nesër dhe shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Kemi hyrë në një kërcënimi të madh botërisht. Ne si pjesë e Europës jemi të detyruar të përballemi me kërcënime që vijnë nga një agresion në dyert europiane. Kjo ka sjellë përveç krimeve të panumërta në Ukrainë edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por edhe në Europë dhe në Shqipëri. Kostot që i paguajmë veprimeve të një diktatori si Putin. Por edhe pse nuk e sollëm ne inflacionin na takon të bëjmë gjithcka për të lehtësuar peshën e kësaj lufte mbi shpatullat e familjeve. Për këtë arsye do vazhdojmë të bëjmë gjithcka mundemi. Po finalizojmë buxhetin e vitit të ardhshëm i cili është dyfishi i buxhetit të vitit 2013.

Do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbëngulje tek plani për të mbrojtur familjet nga cmimi i energjisë. Unë uroj të kemi shiun e nevojshëm pasi dihet se jemitëvarur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu, do kemi më pak nevojë të dalim në njëtreg. Edhe sikur të kemi plot hidrocentralet, Shqipëria nuk prodhon për të përmbushur të gjithë nevojat. Jemi të bindur se do e përballojmë këtë dimër që do jetë i vështirë.", tha Rama. 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë, Shqipëria mbetet nën ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë gjithë ditës. Pritet që gjatë paradites kthjellimet të je...

07:13

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI