Flash

Mes bojkotit dhe mësimit, studentët sot nisin vitin akademik

Lapsi.al 17 October 2022
Mes bojkotit dhe mësimit, studentët sot nisin vitin akademik

Sot ka nisur viti i ri akademik për studentët në universitetet publike shqiptare. Në disa universitete është parashikuar të protestohet për të paktën dy orë. Në të tjerë, mësimi do të vijojë normalisht. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve paralajmëroi dy ditë më parë se do të përshkallëzojë protestat, për shkak se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të saj.

Në protestën e tyre të fundit, ata njëzëri deklaruan se përderisa kërkesat e tyre nuk ishin përmbushur, do të ndërmerrnin masën drastike për të mos nisur punën në vitin e ri akademik. Mbështjetje pedagogët kanë kërkuar edhe nga studentët. Ata janë shprehur në media se e gjithë kjo bëhet për ta. Me rritjen e pagës do t’u ofrohet një shërbim sa më cilësor dhe diplomat do të kenë vlerë në Perëndim.

Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15% të pagave, 7% nga qeveria dhe 8% nga buxheti i vetë universiteteve. Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës më 50% brenda dy viteve. Bojkotit nuk do t’i bashkohet Universiteti i Mjekësisë dhe ai Bujqësor.

Të dielën, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, injoroi paralajmërimin për protesta. Ajo ka uruar të gjithë pedagogët për nisjen e vitit të ri, duke mos adresuar shqetësimet e tyre.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë, Shqipëria mbetet nën ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave përgjatë gjithë ditës. Pritet që gjatë paradites kthjellimet të je...

07:13

Fundjavë me diell, moti për ditën e sotme

Territori shqiptar vijon të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje. Parashikohet që kt...

07:59

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI