Flash

Vritet me thikë një 18-vjeçar shqiptar në Zvicër

Lapsi.al 17 October 2022
Vritet me thikë një 18-vjeçar shqiptar në Zvicër

Një 18-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë në Zvicër. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Sirnach pas një sherri. Mediat lokale shkruajnë se autori i kësaj vrasjeje është një 15-vjeçar nga Zvicra. Dy të rinjtë janë përleshur mbrëmjen e të dielës, sherr që ka përfunduar me përdorimin e thikës.

18-vjeçari shqiptar është nisur drejt spitalit, por ka ndërruar jetë. Banorët e lagjes thonë se ndihma mjekësore i është afruar me vonesë të riut.

“Më tremb sidomos kur mendoj për fëmijët e mi,”- thotë një banore.

“Ndodhi pikërisht këtu. Ai ishte plagosur rëndë dhe po bërtiste për ndihmë. Njerëzit rreth tij thanë se autori ishte larguar dhe se policia po vinte,”- thotë një banor tjetër.

“Dëgjuam disa herë britma dhe pyetëm veten se çfarë po ndodhte atje. Kur disa makina policie u shfaqën, ne e dinim se kishte ndodhur diçka e keqe. Dritat e urgjencës ishin të ndezura,”- vijon një tjetër grua.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo autorit, por një burrë i zonës tha se 18-vjeçari ishte fëmijë i vetëm.

“Ai është shqiptar dhe jeton vetëm me nënën e tij”, thotë Sirnacher.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI