Flash

Australia tërheq njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit

Lapsi.al 18 October 2022
Australia tërheq njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit

Australia ka kthyer mbrapsht vendimin e marrë katër vjet më parë për të njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit. Vendimi i Kanberras, i vitit 2018, ka dëmtuar paqen dhe e ka vendosur Australinë jashtë hapit të shteteve tjera, ka thënë ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong.

Ajo ka theksuar se Australia mbetet “mike” e Izraelit. Ambasada e saj do të qëndrojë në Tel Aviv. Statusi i Jerusalemit është ndër çështjet më kontestuese në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Ministria e Jashtme izraelite ka shprehur “zhgënjimin e thellë” ndaj vendimit të Australisë dhe do të marrë në pyetje ambasadorin e këtij shteti, kanë raportuar mediat izraelite.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është kritikuar në nivel global më 2017, kur e ka ndryshuar politikën amerikane, duke njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Ambasada amerikane është bartur nga Tel Avivi në Jerusalem, në maj të vitit 2018.

SHBA e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Disa muaj më vonë, ish-kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se Qeveria e tij do të veprojë njëjtë.

Morrison pati thënë se Australia do të njohë Jerusalemin Perëndimor menjëherë. Por, nuk do të lëvizë ambasadën derisa të ketë marrëveshje për paqe.

Qeveria e Morrisonit i ka humbur zgjedhjet në maj të këtij viti.

Ministrja e Jashtme, Penny Wong, e ka quajtur vendimin e Qeverisë së kaluar si “lojë cinike” për të fituar votat e hebrenjve para zgjedhjeve.

Kosova, Hondurasi dhe Guatemala janë shtetet e vetme, përveç Shteteve të Bashkuara, që kanë ambasadat në Jerusalem.

Odat ekonomike të Kosovës dhe Izraelit kërkojnë marrëveshje për tregti të lirë.

Aktualisht edhe Mbretëria e Bashkuar është duke shqyrtuar mundësinë e bartjes së ambasadës në këtë qytet. Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytet “të pandarë”. Ndërsa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor – i pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967 – do të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit izraelito-palestinez. Sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht. Sipas marrëveshjeve për paqe të vitit 1993, mes izraelitëve dhe palestinezëve, për statusin final të Jerusalemit, palët do të diskutojnë në fazat tjera të bisedimeve për paqe./rel

Të këshilluara

BE vendos sanksione të reja kundër Iranit

Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgun Evin në Teheran ka arritur në tetë. Rasti, megjithatë, mbetet ende i pasqaruar se si burgu famëkeq, ku m...

19:23

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI