Flash

Berisha thirrje mjekëve për të protestuar: Ndiqni shembullin e pedagogëve!

Lapsi.al 18 October 2022
Berisha thirrje mjekëve për të protestuar: Ndiqni shembullin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kreut të qeverisë i cili paralajmëroi proces vetingu për pedagogët e universiteteve.

Berisha tha se do të jetë populli ai që do i bëjë vetingun Ramës. Një thirrje, ish-kryeministri e ka për mjekët që të ngrihen në protestë duke u nisur nga situata e vështirë.

"Në vend që të adresojë problematikat e mëdha me të cilat po përballen, i kërcënon si në diktaturë për të bërë vetingun. Do t'ja bëjmë ne vetingun e Surrelit. Do ja bëjmë vetingun. Shoqja thotë se e ndërtuan me paratë e Kurbanit, vetë thotë se e ka ndërtuar me para emigracioni. 5000 metra e ka parkun dhe ky flet për pedagogët, flet ky për moral.

Ka firmosur qindra milionë euro për xhepin e tij dhe me grupin kriminal me të cilin i ka ndarë. Nuk ka kryeministër në botë që të blejë instalacion 4 milionë euro për të qetësuar xhepin dhe sytë. Shëtit me avion në dizpozicion me 150 mijë euro udhëtimin.

U bëj thirrje mjekëve të frymëzohen nga shembulli i sindikatës së pedagogëve për të protestuar. I bëni një shërbim të madh kombit me protesta. Dy herë më shumë duhet të protestojnë bluzat e bardha. Një mjeke në Gramsh më tha se kujdeset për 3 njësi vendore me nga 8000 banorë. Në një provë që pati, zuri vendin e katërtt më të keq në botë në provën e pandemisë", tha Berisha.

Të këshilluara

GJKKO-së i shtohet edhe një gjyqtare

Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i është shtuar një tjetër gjyqtare. Pasi kaloi me sukses vetingun në muajin qershor të kët...

19:44

Escobar më 19 tetor viziton Kosovën

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të mërkurën në Prishtinë, për të zhvilluar takime me krer...

19:25

Vetëm 28 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rre...

18:23

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI