Flash

Billie Eilish, në një romancë të re dashurie

Lapsi.al 18 October 2022
Billie Eilish, në një romancë të re dashurie

Billie Eilish ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie me artistin, Jesse Rutherford.

Një përdorues i TikTok ndau një video të Billie dhe Jesse duke ecur së bashku të kapur për dore ndërsa ishin në Netët Horror të Halloween të Universal Studios. Dyshja nuk i ka adresuar publikisht thashethemet por thuhet se kanë qenë miq për vite me rradhë.

Billie u lidh për herë të fundit me aktorin Matthew Tyler Vorce pasi të dy u panë së bashku në prill 2021. Para asaj romance të përfolur, ajo ishte në një lidhje me reperin Brandon Quention Adams . Ata qëndruan bashkë për gati një vit dhe i dhanë fund në 2019.

Këngëtarja foli për ndarjen në dokumentarin e saj të Apple TV+, Billie Eilish: The World's a Little Blurry.

"Unë thjesht nuk isha e lumtur. Dhe nuk doja të njëjtat gjëra që ai donte. Mendoj se kjo është e drejtë, për të", u shpreh Eilish atëherë. Sa i përket Jesse, ai ishte në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson për gjashtë vjet deri në ndarjen e tyre vitin e kaluar./Lapsi.al

Lexo Edhe :https://lapsi.al/2022/06/01/aktori-reagon-pas-akuzave-per-tradheti-ndaj-billie-eilish/

Të këshilluara

Të gjithë si Jeffrey Dahmer këtë Halloween

Seriali më i fundit televiziv mbi vrasësin serial Jeffrey Dahmer është ende në krye të listave të “Netflix”, por prindërit e viktimave nuk janë shumë të lumtur ...

14:08

Familja e George Floyd kundër Kanye West

Familja e George Floyd po përgatit një padi kundër Kanye West për komentet e tij. “Familja e George Floyd po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kany...

14:36

Megan Thee Stallion bën pauzë nga këndimi

Megan Thee Stallion ka njoftuar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga këndimi. Reperja zbuloi lajmin përmes Twitter  pasi u raportua se shtëpia e saj në Los ...

13:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI