Flash

Dita e dytë e bojkotit nga pedagogët, Kushi: Rritëm pagat me 15 %!

Lapsi.al 18 October 2022
Dita e dytë e bojkotit nga pedagogët, Kushi: Rritëm pagat me 15

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në takimin e zhvilluar këtë martë me rektorët e universiteteve tha se duhet që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, duke shtuar se në vendimit e fundit që u mor, ishte rritja e pagave deri në 15 %.

“Tre vitet e kaluar a kanë qenë vite të vështira, por edhe ky vit është i vështirë, për shkak të luftën në Ukrainë, krizës globale, inflacionit, ku edhe Shqipëria është e prekur. Sa i takon sektorit të Arsimit ne duhet të jemi bashkë. Pavarësisht vështirësive duhet të shohim edhe politikat e reja. Ne arritëm të kemi mbështetje studentore si asnjëherë më parë.

Lexo edhe:

Pedagogët e universiteteve në protestë. Ministria: Jemi të hapur për dialog

Studentët do të zgjedhin programet, ku edhe do të ketë përfitime për përjashtime nga tarifat. Sa i takon përmirësimit të infrastrukturës, do të ketë një kampus të UBT, po ashtu edhe në Universitetin e Mjekësisë do të ketë ndërhyrje. Në një kohë të shkurtër kemi numër të lartë programesh, edhe në nivele Bachelor, master. Ka rritje të nivelit të punës kërkimore shkencore, por duhet të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve që rezultatet ti vënë në dispozicion të zhvillimit të vendit. Vendosëm të rrisim pagat deri në 15 % , dhe Universiteti 7% do ta mbulojnë me të ardhurat  e tyre dhe ky vendim nxit rritjen e performancës”, tha ajo.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kthjellimet

Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit. Në orët e para të mengjesit dhe deri në mesditë do të ketë mbizotër...

07:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI