Flash

Video/ Neymar në gjyq: "Firmosja atë që më thoshte babai". Rrezikon dy vjet burg e 10 milionë euro gjobë

Lapsi.al 18 October 2022
Video/ Neymar në gjyq: "Firmosja atë që më thoshte

“Unë gjithmonë firmosja atë që babai më thoshte të firmosja”. Kjo është fjala e yllit të futbollit brazilian Neymar në gjyq. 30 vjecari i PSG është në Barcelonë i akuzuar për parregullsi të dyshuar në lidhje me transferimin e tij në vitin 2013 nga Santos te Barca. “Babai im ka qenë gjithmonë në krye të negociatave kontraktuale. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaja për Barcelonën. Mund të shkoja te Real, por gjithmonë kam dashur Barçën”, siguroi lojtari. Braziliani i PSG është pyetur nga prokurori mbi akuzën për korrupsion, për të cilën kërkohen dy vjet burgim dhe 10 milionë euro gjobë.

Lexo më tej: Mashtruan financiarisht, Neymar thirret në gjyq në Barcelonë: kërkohen 5 vjet burg për brazilianin

Gjithçka nis me ankesën për korrupsion dhe mashtrim nga fondi brazilian DIS. Ata, në atë kohë, ishin pronarë të 40% të kartonit të lojtarit. DIS besojnë se cmimi i transferimit të Neymar ka qenë shumë më i lartë se u deklarua. Si pasojë ata kanë përfituar më pak nga sa kishin të drejtë. Në gjyq janë edhe dy ish-presidentët e Barcelonës, Sandro Rosell (i cili rrezikon dënimin me 5 vjet) dhe Josep Maria Bartomeu.

Neymar, i cili zyrtarisht shkoi nga Santos te Barça për 57.1 milionë euro (nga të cilat 40 shkuan për familjen e lojtarit dhe 40% e 17.1 të mbetur për DIS), i ka mohuar gjithmonë akuzat. Por, pasi humbi në 2017 një apel ndaj Gjykatës së Lartë spanjolle, do të duhet të shkojë në gjyq. DIS ka deklaruar se do të kërkojë 5 vite burg për Neymar, gjithashtu ndalimin e Rosell dhe Bartomeu si dhe dëmshpërblim prej 149 milionë eurosh. Nga ana tjetër, prokurorët spanjollë duken të orientuar në kërkesën për dy vite burg për lojtarin. O’Ney do të gjobitej në këtë rast edhe me 10 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI