Flash

I dënuar për trafik të lëndëve plasëse, arrestohet 39-vjeçari pas disa vitesh kërkim

Lapsi.al 18 October 2022
I dënuar për trafik të lëndëve plasëse, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh.

Bledar Plaku ishte dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

Ai së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse në vitin 2015.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e disa shtetasve të kërkuar, bënë të mundur ndalimin e shtetasit:

-Bledar Plaku, 39 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 39-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Mbizotërojnë kthjellimet

Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit. Në orët e para të mengjesit dhe deri në mesditë do të ketë mbizotër...

07:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI