Flash

"Inter është në shitje": Financial Times bën deklartën 'bombë', Marotta mohues: “Zëra pa bazë”

Lapsi.al 18 October 2022
"Inter është në shitje": Financial Times bën

Zëri qarkullonte prej disa javësh, por impulsin e mëtejshëm e ka dhënë konfirmimi autoritar i gazetës angleze Financial Times. Goldman Sachs dhe Raine Group janë mandatuar për të gjetur një pronar të ri për Interin. Familja Zhang, pronare e grupit Suning që mban shumicën e aksioneve në klubin zikaltër, kanë marrë vendimin për t'u larguar.

Grupi Suning ka punësuar dy këshilltarë për të kërkuar blerës të mundshëm për Interin. Prestigjiozja Financial Times ka rikthyer në vëmendje një lajm që ekziston prej kohësh. Britanikët specifikojnë se klubi zikaltër është mbështetur te Goldman Sachs dhe Raine Group. Kjo e fundit është banka e investimeve që menaxhoi shitjen e Chelsea nga Roman Abrahmovic tek amerikani Todd Boehly për rekordin e 2.5 miliardë paund. Sipas Financial Times, Zhang dhe bashkëpunëtorët e tij, para së gjithash kërkonin një partner, por nëse vjen një ofertë afër 1.2 miliardëve të kërkuar, ata mund të vendosin të heqin dorë.

Suning ka në pronësi Interin që nga viti 2016 dhe së fundmi ka miratuar buxhetin për sezonin 2021-22. Në të është regjistruar një humbje prej 140 milionë eurosh. Komenti i drejtorit ekzekutiv të zikaltërve Marotta për Sky Sport, është gjithësesi mohues: "Këto janë thashetheme të përsëritura, por Suning po vazhdon të respektojë angazhimet e tij. Duhet të fokusohemi vetëm në ngjarjet sportive. Këto janë gjëra që kalojnë mbi kokën time. Nuk mund të mos falënderojmë kompaninë tonë sepse nuk na ka munguar asnjëherë asgjë. Familja Zhang ka shpenzuar qindra milionë euro në menaxhimin e saj dhe ka treguar lidhje me klubin”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI