Flash

Ish dadoja tregon sesi aktori zbuloi tradhëtinë e Olivia Wilde

Lapsi.al 18 October 2022
Ish dadoja tregon sesi aktori zbuloi tradhëtinë e Olivia Wilde

Së fundmi, ish dadoja e fëmijve të Jason Sudeikis dhe Olivia Wilde ka treguar se si aktori zbuloi tradhëtinë e saj.

Në një intervistë për 'Daily Mail',ish dadoja tregoi se Jason pa mesazhet e Olivia me Harry Styles në Apple Watch e saj."Të hënën në mëngjes [të] 9 nëntorit, kur u ktheva nga një fundjavë pushimi, Jason po qante shumë. Ai nuk e dinte fare se çfarë kishte ndodhur," tha Ish dadoja. "Pasi i bëmë gati fëmijët, Jason u ngjit lart për kafe. Ai po qante dhe  filloi të thoshte: "Ajo na la. Ajo na la!"

Sipas Daily Mail, Jason Sudeikis e ndaloi stafin të dëgjonte muzikën e Harry në shtëpi. Mirëpo, si Sudeikis ashtu edhe Wilde i quajtën deklaratat e dados "të rreme ". Ata pretenduan se gruaja ka orkestruar një "fushatë ngacmimi 18-mujore".

“Si prindër, është tepër shqetësuese të mësosh se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël ka vendosur të bëjë publikisht akuza të tilla të rreme për ne”, tha ish-çifti për Page Six të hënën.

"Fushata e saj 18-mujore e ngacmimit ndaj nesh, si dhe njerëzve tanë të dashur, miqve dhe kolegëve, ka arritur kulmin. Ne do të mbetemi të fokusuar në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë. Urojmë që ajo do e lej të qetë familjen tonë”/Lapsi.al

Të këshilluara

Të gjithë si Jeffrey Dahmer këtë Halloween

Seriali më i fundit televiziv mbi vrasësin serial Jeffrey Dahmer është ende në krye të listave të “Netflix”, por prindërit e viktimave nuk janë shumë të lumtur ...

14:08

Familja e George Floyd kundër Kanye West

Familja e George Floyd po përgatit një padi kundër Kanye West për komentet e tij. “Familja e George Floyd po shqyrton një padi për deklaratat e rreme të Kany...

14:36

Megan Thee Stallion bën pauzë nga këndimi

Megan Thee Stallion ka njoftuar së fundmi se do të bëjë një pauzë nga këndimi. Reperja zbuloi lajmin përmes Twitter  pasi u raportua se shtëpia e saj në Los ...

13:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI