Flash

Karim Benzema rikrijon veshjen e Tupac në Topin e Artë

Lapsi.al 18 October 2022
Karim Benzema rikrijon veshjen e Tupac në Topin e Artë

Karim Benzema është një nga protagonistët e mëdhenj të ceremonisë së Topit të Artë për shkak se ishte një nga favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim.

Por vëmendje të madhe ka marrë edhe veshja që ai ka zgjedhur për këtë rast madhështor, që i bën homazh Tupac Shakur, një prej idhujve të mëdhenj të sulmuesit të Real Madridit.

Veshja e zgjedhur nga futbollisti francez është identike me atë të përdorur nga artisti amerikan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore: Një kostum i përbërë nga një xhaketë dhe pantallona të zeza, i shoqëruar me një papion me butona që ka të njëjtën karakteristikë.

Madje Benzema ka vendosur syze të ngjashme me ato që Tupac zgjodhi për atë natë dhe që karakterizohen skeleti i hollë, për të kompletuar veshjen.

Menjëherë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur postimet e tyre duke shkruar që kjo zgjedhje lidhet me respektin dhe admirimin që Benzema ka për këtë reper.

Kjo nuk është hera e parë që Benzema nderon legjendën e muzikës. Futbollisti ka publikuar më herët në rrjetet sociale një imazh të Tupac me një nga miqtë e tij më të mirë, i cili e ka tradhtuar para vdekjes.

Ky publikim ndodhi në të njëjtën kohë kur Kylian Mbappé konfirmoi vazhdimësinë e tij në Paris Saint-Germain dhe nga ana tjetër refuzimin e tij për të qenë pjesë e Real Madridit.

Tupac Amaru Shakur është një nga artistët më me ndikim në historinë e repit që nga vitet 1980 dhe 1990. Ai u vra në moshën 25-vjeçare pasi u qëllua disa herë gjatë qëndrimit në Las Vegas. Shumica e hipotezave sugjerojnë se ekzekutuesi i kësaj ngjarje fatale ishte një nga miqtë e tij më të mirë.

Të këshilluara

Stresi: Takohem me Noizyn pa praninë e askujt

Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur lidhur me jetën e tij personale, karrierën por edhe për shoqërinë që ka tashmë me Noizy-n. Ku...

11:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI