Flash

Kolumbi, taktikë e turpshme në barrierë: lojtari ul mbathjet e tregon organet. Tërbohen tifozët

Lapsi.al 18 October 2022
Kolumbi, taktikë e turpshme në barrierë: lojtari ul mbathjet e
E pabesueshme dhe e turpshme ajo që ndodhi në Kolumbi. Episodi u shënua gjatë ndeshjes mes Jaguares de Cordoba dhe Santa Fe të luajtur të dielën. Mbrojtësi i miqve Geisson Perea, ishte i pozicionuar në barrierë, gjatë një goditjeje dënimi, kur pati idenë e shkëlqyer. Lojtari uli pantallonat e shkurtra dhe të brendshmet duke treguar organet gjenitale kujtdo që përgatitej të godiste. Një sjellje e paparë në futbollin profesionist dhe që ka indinjuar shikuesit dhe tifozët. Ata kanë kërkuar me forcë një dënim shembullor për mbrojtësin. 31-vjeçari i Santa Fe, Geisson Perea, ka marrë masa ekstreme për të ndihmuar ekipin e tij të mbrohet nga një goditje dënimi. I pozicionuar në barrierë, mbrojtësi i huazuar nga Atletico Nacional, u pikas nga kamerat në një gjest të turpshëm. Ai uli mbathjet duke treguar organet gjenitale. E gjithë skena ndodhi pranë arbitrit të ndeshjes, Jhon Alexander Ospina, i cili ndoshta nuk e pa çfarë ndodhi. Ose ndoshta preferoi të mos e shihte.

SPEKTATORËT E TIFOZËT TË INDINJUAR

Drejtuesi i ndeshjes edhe mund të mos e ketë parë, por shumë spektatorë ishin të detyruar ta shihnin këtë lloj “shoë”. Shumë të indinjuar protestuan në rrjetet sociale: “Geisson Perea meriton të sanksionohet. Veprim i turpshëm dhe i pakëndshëm”, ka shkruar njëri; "Ai thjesht nuk është profesionist," i bëri jehonë një tjetër; një i tretë, një tifoz i Santa Fe, kërkoi largimin e tij: "Ai nuk mund të luajë më për klubin". Për momentin, as lojtari, as klubi i tij dhe as Liga nuk kanë komentuar mbi episodin. Për informacion, ndeshja përfundoi 2-1 në favor të Jaguares falë golit të shënuar në fund nga Rojas.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI