Flash

Netflix shtyn dokumentarin e Harry dhe Meghan, shkak "The Crown"

Lapsi.al 18 October 2022
Netflix shtyn dokumentarin e Harry dhe Meghan, shkak "The Crown"

Netflix ka shtyrë dokumentarin e  Princit Harry dhe Meghan Markle për shkak të sezonit të pestë të "The Crown".

Projekti i parë, si pjesë e marrëveshjes prej 100 milionë dollarësh të ciftit  me shërbimin e transmetimit, ishte planifikuar jozyrtarisht për t'u publikuar  në dhjetor.

Pavarësisht se nuk ishte shpallur një datë zyrtare, kompania u shpreh se shpresonin që dokumentari, do jepej pas The Crown. Megjithatë, me shtypin negativ që rrethon tashmë sezonin e ri drejtuesit thuhet se kanë mbetur "të tronditur". Si rezultat ai është shtyrë në vitin 2023.

" The Crown" është kritikuar ashpër nga John Major, i cili do të portretizohet nga Jonny Lee Miller. Shfaqja thuhet se do të shfaqë një skenë në të cilën Charles i sugjeron Majort që ai të merrte fronin nga Mbretëresha Elizabeth. Duke folur për The Telegraph, një zëdhënës i Major e quajti shfaqjen një "fuçi marrëzish" dhe "fiksion keqdashës". Megjithatë, Netflix është shprehur në mbrojtje të projektit duke e quajtur atë një "dramatizim imagjinar" të historisë mbretërore.

“ Crown është paraqitur gjithmonë si një dramë e bazuar në ngjarje historike. Por, seriali i pestë është një dramatizim imagjinar, duke imagjinuar atë që mund të kishte ndodhur pas dyerve të mbyllura gjatë një dekade të rëndësishme për familjen mbretërore”, deklaroi kompania. /Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/17/cfare-do-te-tregohet-ne-dokumentarin-e-meghan-dhe-harry/

Të këshilluara

Stresi: Takohem me Noizyn pa praninë e askujt

Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur lidhur me jetën e tij personale, karrierën por edhe për shoqërinë që ka tashmë me Noizy-n. Ku...

11:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI