Flash

Përse James Corden u dëbua nga restoranti në New York

Lapsi.al 18 October 2022
Përse James Corden u dëbua nga restoranti në New York

James Corden është dëbuar nga pronari i restorantit të njohur “Balthazar” në New York.

Pronari i lokalit, Keith McNally – i cili ka një histori të nxjerrjes së të famshëmve nga restorantet e tij – tha se e ndaloi drejtuesin e “Late Late Show”, për shkak të sjelljes jo të duhur ndaj stafit.

71-vjeçari e quajti gjithashtu prezantuesin klientin më abuziv që vizitonte restorantin e tij.

Ai pretendoi në Instagram se, James ishte sjellë keq edhe në restorantin e tij të dikurshëm, Café Luxembourg.

Keith shtoi: “James Corden është një komedian me një talent të jashtëzakonshëm, por aspak i sjellshëm.”

Keith tregoi edhe një rast që kishte ndodhur më 9 tetor, ku James kishte kritikuar stafin e tij pasi vezët e gruas së tij nuk ishin përgatitur sipas dëshirës së saj gjatë drekës.

Ai tha: “Zonja porositi një omëletë me të verdhë veze me djathë dhe sallatë. Disa minuta pasi morën ushqimin, James thirri kamarierin dhe i tha se kishte pak të bardhë veze të përzier me të verdhën e vezës. Kamarieri informoi menaxherin e katit, shefi e ribëri pjatën.

Në atë moment James Corden filloi t’i bërtiste si i çmendur personelit: ‘Nuk mund ta bësh punën tënde! Ju nuk mund të bëni punën tuaj! Ndoshta duhet të shkoj në kuzhinë dhe të gatuaj omëletën vetë!’”

Keith tha se për t’i kërkuar ndjesë personeli i dhuroi një shampanjë prezantuesit të njohur dhe gruas së tij Julia Carey, me të cilën ai ka tre fëmijë.

Mirëpo mesa duket James nuk i ishte zbutur zemra as pas këtij gjesti, dhe personeli kishte kaluar një ditë të keqe në punë shkak i sjelljes së tij.

Pronari i restorantit shtoi: “Puna e tyre tashmë është mjaft e vështirë. Ata nuk duhet ta marrin këtë lloj sjellje nga askush, veçanërisht nga të pasurit dhe të famshmit.”

Të këshilluara

Stresi: Takohem me Noizyn pa praninë e askujt

Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur lidhur me jetën e tij personale, karrierën por edhe për shoqërinë që ka tashmë me Noizy-n. Ku...

11:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI